Një shtetas grek u ndalua në pikën kufitare “Tabanoc” pasi autoritetet doganore zbuluan një shumë prej 124.250 eurosh në automjetin me targa gjermane që ai drejtonte. Drejtoria e Doganave bëri të ditur se rasti lidhet me një tentativë për transferim të paligjshëm të parave.
None found
Gjatë hyrjes, personi kishte deklaruar vetëm 60 mijë euro dhe kishte paraqitur formularin përkatës të lëshuar në hyrje të Republikës së Serbisë. Megjithatë, kontrolli i imtësishëm i kryer nga zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me një polic të Frontex-it, nxori në pah edhe 64.250 euro të tjera që nuk ishin deklaruar.
Sipas njoftimit zyrtar, dyshimet mbi deklaratën e shtetasit çuan në kontrollin e detajuar të automjetit, ku u gjet e gjithë shuma prej 124.250 eurosh. Në bazë të Ligjit për Operacionet Devizore, atij iu rikthyen 60 mijë eurot e deklaruara, ndërsa 64.250 eurot e padeklaruara u konfiskuan. Ndaj shtetasit grek është hapur procedurë kundërvajtëse pranë gjykatës kompetente.
Drejtoria e Doganave njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti janë evidentuar 30 raste të transferimit të paligjshëm të valutës. Në këto raste janë konfiskuar 820.675 euro, 141.300 paundë britanikë dhe 35 mijë dollarë australianë.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend, i bëri thirrje Prokurorisë Themelore Publike të…
Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga…
Basketbollisti amerikan, Jack Hemphill është përforcimi më i ri te KB Peja. Ekipi i Superligës së Kosovës, të mërkurën e…
Autoritetet egjiptiane kanë vendosur 35 organizata, shoqata dhe institucione islame nga Evropa, mes tyre edhe një shoqatë nga Maqedonia, në…
Ditën e nesërme, 12 nëntor 2026, Kombëtarja e Shqipërisë do të presë Finlandën, një sfidë e cila nis në orën…
Këshilli Gjyqësor zgjodhi Subhi Jakupin, gjyqtar në Gjykatën e Lartë Administrative, si Kryetarin e ri të Gjykatës Administrative, duke vlerësuar…