Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, u shpreh se gjatë procesit të optimizimit të rrjetit shkollor nuk do të largohen nga puna asnjë mësues, edhe pse, sipas saj, në shtatë vitet e fundit numri i nxënësve është tkurrur me 17 mijë.
“Jam e vetëdijshme se ka reagime lidhur me optimizimin, por po e përsëris – askush nuk do të pushohet nga puna”, VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT.
None found
Ajo e cilësoi organizimin e mësimit me një ndërrim dhe riorganizimin e rrjetit shkollor si dy prej proceseve më të rëndësishme që po zhvillohen aktualisht në arsim. Sipas saj, modeli me një ndërrim është vendosur tashmë në mbi 200 shkolla. Janevska tha se kur mori postin para dy vitesh, hasi probleme të mëdha në sistemin arsimor, ndërsa tani vëmendja është përqendruar te përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe shkencës.
Ajo bëri të ditur gjithashtu se është shtuar mbështetja për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Në arsimin fillor janë angazhuar 1.350 asistentë arsimorë, ndërsa për herë të parë 150 asistentë janë përfshirë edhe në arsimin e mesëm.
Sipas Janevskës, rreth 70 milionë euro janë investuar në infrastrukturën arsimore për më shumë se 90 projekte. Ajo përmendi ndërtimin e godinave të reja shkollore dhe të sallave sportive, rinovimin e konvikteve studentore, zhbllokimin e projektit për objektin e ri të Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FINKI), si edhe procedurën për ndërtimin e Fakultetit të Kulturës Fizike, Sportit dhe Shëndetit. /SHENJA/
Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ka zbuluar pa dashje lidhjen e saj të…
515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nisur rrugëtimin e tyre në shërbim…
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka arritur dakordim në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme partiake, pas një mbledhjeje të përbashkët me…
Llogaria e Elisa Spiropalit në Facebook është bërë sërish e aksesueshme, pasi kishte qëndruar e bllokuar për disa ditë. Në…
Sindikata e Pavarur e Artit, Kulturës dhe Medias e Shqipërisë ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës kombëtare të 24…
Llogaria e Elisa Spiropalit në Facebook është bërë sërish e aksesueshme, pasi kishte qëndruar e bllokuar për disa ditë. Në…