maqedoni

NDIZET BALLKANI/ Shkupi paralajmëron “zhbërjen” e Prespës, Mickoski mesazh Athinës: Do i themi Maqedoni, e pikë! Ankohuni në Hagë!

Maqedonia e Veriut nuk ndalet në reagimet e ashpra kundër shtetit Helen. Pas deklaratës së Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për respektim të Marrëveshjes së Prespës dhe bllokim të integrimit europian, kryeministri i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mitcovski i ka bërë të ditur homologut të tij grek që të mos përzihet në punët e brendshme të Shkupit.

Sipas tij, është e drejta jonë themelore që të quajnë vendin Maqedoni.

Të lidhura

None found

“Ne presim të kemi marrëdhënie të mira dhe të shkëlqyera fqinjësore. Vlerësoj që VMRO-ja dhe qeveria greke e udhëhequr nga Demokracia e Re kanë qëndrimin e tyre për Marrëveshjen e Prespës. Askush prej nesh nuk e pëlqen këtë marrëveshje”, ka komentuar Mickoski, duke e quajtur “të drejtën e tij themelore” që ta quajë vendin e tij si të dojë në diskursin publik dhe në media.

Ndër të tjera, ai i bëri thirrje Greqisë që të ndalojë sulmet – siç i cilësoi ai – kundër vendit të tij dhe nëse ka ndonjë problem, të shkojë në gjykatën e Hagës.

Greqia ka ngritur alarmin se liderët e rinj të Maqedonisë së Veriut po shkelin marrëveshjen e Prespës duke mos përmendur emrin Maqedonia e Veriut por thjesht Maqedoni.

Sakaq pas kryeministrit Kyriakos Mitsotakis është ministri i Jashtëm grek, Georgos Gerapetritis i cili në krah të homologut të tij çek paralajmëroi Shkupin se nuk do të bëjë asnjë lëshim dhe do të monitorojë rreptësisht situatën e Maqedonisë së Veriut.

të fundit

Gërvalla: The EU report for 2026 offers a more detailed assessment of the fight against corruption

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian për vitin 2026 paraqet një pasqyrë…

6 seconds ago

North Macedonia plans to open a new border crossing with Kosovo

Qeveria planifikon të hapë një pikë tjetër kufitare me Kosovën, përmes së cilës do të kalojnë kamionë me qymyr të…

24 seconds ago

Kane: Rekordi i Ligës Premier mbetet një mundësi, por tani përqendrohem te Bayerni

Harry Kane ka folur për mundësinë e thyerjes së rekordit historik të golave në Ligën Premier, duke pranuar se kjo…

3 minutes ago

Kraki: Pasivizimi i adresave në Preshevë është spastrim etnik përmes dokumenteve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, gjatë diskutimit për raportin e Bashkimit Evropian dhe procesin e integrimit evropian, ka ngritur…

5 minutes ago

Kremlini thotë se Putini është i gatshëm të komunikojë me liderët evropianë

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë gjithmonë se është i hapur për bisedime me udhëheqësit evropianë, u tha gazetarëve të…

5 minutes ago

Musliu kritikon PAN-in dhe OVL-UÇK-në: Kosova s’mund të mbahet peng nga katër të akuzuarit në Hagë

Populli dhe shteti i Kosovës nuk mund të mbahen peng nga katër të akuzuarit e Hagës, ka deklaruar juristi nga…

5 minutes ago