Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka miratuar 5 propozim ligje të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Zëvendëskryeministri Artan Grubi njoftoi se ligjet janë me yllin evropian. Ai njëherit u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të mos i bllokojnë këto ligje.
“Qeveria në seancën e sotme ka miratuar 5 propozim ligje të cilat do ti parashtroj para deputetëve. Duke pas parasysh faktin që Bashkimi Evropian e ka vendosur në hartën e korridoreve, korridorin 8 si dhe rendësin e tij gjeostrategjike, bashkë me korridorin 10D…vendosëm që ligjet të propozohen me yllin evropian. Lusim deputetët që të heqin dorë nga bllokadat… Nga deputetët varret nëse do të ndërtohet më shpejtë dhe më lirë ose më shtrenjtë dhe më ngadalë. Ne të gjithë bashkë në qeveri jemi për opsionin më shpejtë dhe më lirë”, tha Grubi.
Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat…
Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në…
Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone…
Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e…
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka…
Markus Rashford mbërrin në Barcelonë me ambicie të qarta dhe fjalë të ngrohta për shokun e tij të skuadrës Lamine…