Categories: maqedoni

Ndalohen 35-vjeçari, në automjet iu gjetën 14.440 euro pa dëshmi prejardhjeje

Policia ka ndaluar një 35-vjeçar nga fshati Buçim i Radovishit, pasi në automjetin e tij u zbuluan 14.440 euro, prejardhjen e të cilave nuk arriti ta dëshmonte.

Të lidhura

None found

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 13 gusht, në rrugën magjistrale Radovish–Shtip, afër kryqëzimit që çon drejt fshatit Buçim, është ndalur për kontroll një automjet i tipit “Audi”. Në të ndodhej M.V., ndaj të cilit më parë ishte vendosur masë kujdesi – ndalim për largim nga shtëpia, për shkak të dyshimeve për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogës.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë gjetën para në valuta të ndryshme. Lidhur me rastin u informua edhe prokurori publik.

MPB-ja bëri të ditur se M.V. nuk kishte paraqitur asnjë dëshmi për prejardhjen e 14.440 eurove të sekuestruara.

Një ditë më vonë, më 14 gusht, 35-vjeçari doli para gjykatësit në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli. Gjykata i caktoi paraburgim prej 30 ditësh, ndërsa më pas ai u transferua në Burgun e Shkupit.

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

BDI ngre alarmin për përfaqësimin në MPB: Nën 40 shqiptarë mes 549 policëve të rinj dhe vetëm një nga 30 të dekoruarit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke ngritur alarmin…

2 minutes ago

Zjarret alarmojnë botën nga Amerika në Ballkan, mijëra banorë evakuohen përballë përhapjes së flakëve

Shtetet e Bashkuara e kaluan të shtunën në nivelin maksimal të gatishmërisë. [...]Read More...

11 minutes ago

Dyert e Kuvendit mbeten të mbyllura, PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë sërish seancën konstituive

Deputetët e PDK-së dhe Aleanca sërish këtë të diel i kanë gjetur të mbyllura dyert e sallës së Kuvendit të…

18 minutes ago

Superkupa e Anglisë, një sinjal për sezonin e ri apo thjesht një trofe prestigjioz?

Superkupa e Anglisë përballë dy skuadra që pritet të jenë sërish rivale për titullin e Ligës Premier, Arsenali dhe Manchester…

22 minutes ago

Talir 2” and OBRM-PDUKM’s Property: The Left Seeks Clarification on Prosecutors’ Decisions

E Majta reagon ndaj veprimeve të Prokurorisë në rastin "Talir 2", duke akuzuar se vendimet e personelit në këtë rast…

24 minutes ago

Jordanian Royal Family Expands as Princess Iman Gives Birth to Twin Girls

Familja mbretërore jordaneze është zgjeruar, pasi Princesha Iman, vajza e madhe e Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania, është bërë…

25 minutes ago