Categories: maqedoni

Ndalet 55-vjeçari nga Gajre, ndezi zjarr gjatë pastrimit të pronës

SPB Tetovë bëri të ditur se dje, më 08.09.2026, rreth orës 09:30, efektivët e Njësisë Policore Kodra e Diellit i kanë hequr lirinë R.S., 55 vjeç, banor i fshatit Gajre.

Të lidhura

None found

Sipas kallëzimit, ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Mali Zeska”, poshtë fshatit Gajre. Teksa po largonte barin e thatë dhe shkurret nga prona e tij, 55-vjeçari ka ndezur një zjarr, i cili më pas është përhapur në një hapësirë më të gjerë.

Flakët janë shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Tetovë dhe punonjësit e Ekonomisë së Pyjeve. Sipas policisë, nuk raportohet për persona të lënduar.

SPB Tetovë njofton se, pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj R.S. do të paraqitet kallëzim penal për veprën “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare Molly Meldrum, ikona e muzikës australiane

Legjenda e industrisë muzikore australiane, Molly Meldrum, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, ka raportuar…

4 minutes ago

Trabzonspori vendos vlerën e kartonit të Ernest Muçit

Paraqitjet e mira të Ernest Muçit te Trabzonspori kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave tjera evropiane, të cilat po synojnë transferimin…

5 minutes ago

Eurostat: 66.1% e familjeve në Maqedoni nuk kanë fëmijë, por shifra mbetet nën mesataren e BE-së

Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë pa fëmijë, ndërsa 33.9 për qind kanë pasur…

9 minutes ago

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier

Mëngjesin e kësaj të hëne, qyteti i Fierit u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, pasi u ekzekutua me…

10 minutes ago

Sulmuesit e rinj shqiptarë shkëlqejnë para portës: Shpendi, Durmishi dhe Kulla kanë realizuar 24 gola

Foto ilustruese: Rolando Maran, Gabriel Kulla, Cristian Shpendi dhe Arman Durmishi Shqipëria mund të ndihet me fat [...]Read More...

17 minutes ago

No significant delays at North Macedonia’s border crossings

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.Nga atje thonë…

18 minutes ago