Sali Murati, deputet i Frontit Evropian, pret që aktgjykimet e shqiptuara ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt të kundërshtohen përmes ankesës, përcjell “TV21”.
None found
Sipas Muratit, vendimi është marrë në shkallën e parë dhe ende nuk ka marrë formë të prerë. Ai theksoi se, siç kanë paralajmëruar ekspertët e së drejtës, mundësia për ta ankimuar mbetet e hapur.
Deputeti deklaroi se, në funksion të respektimit të sundimit të ligjit, sigurisë juridike dhe të drejtës për një proces të drejtë e të paanshëm, ekziston besimi se pretendimet e përfshira në aktgjykim do të rivlerësohen.
Murati sqaroi se atje nuk funksionon një gjykatë e shkallës së dytë, por është Këshilli i Apelit ai që shqyrton dhe vendos për ankesat. Ai shtoi se aktualisht dihen vetëm dënimet, ndërsa përmbajtja e plotë e aktgjykimit ende nuk është bërë e njohur.
“Besojmë se pretendimet nga aktgjykimi do të vlerësohen dhe shqyrtohen edhe një herë nga Këshilli i Apelit, nën dritën e drejtësisë, proporcionalitetit dhe fakteve historike”, tha Murati.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet, duke…
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria dhe Kosova janë të interesuara për përfshirjen e Japonisë në projektin…
Seanca e së premtes në Kuvendin e Kosovës, e cila zgjati gati 12 orë, përfundoi pa u shqyrtuar projektligji që…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, ku është takuar me koordinatorin e kësaj…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë,…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet, duke…