Zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor përbën jo vetëm investim për stabilitetin e rajonit, por edhe zgjedhje strategjike për sigurinë, fuqinë dhe të ardhmen e Evropës, deklaroi ministri i Jashtëm Timço Mucunski.
None found
Ai foli në hapjen e konferencës “Dialogët Evropianë, Trashëgimia Evropiane dhe e Ardhmja”, që organizohet në Shkup nga sonte deri më 2 tetor. Aktiviteti është nismë e Institutit Francez në Paris, Institutit Francez në Shkup dhe Ambasadës së Francës në Maqedoninë e Veriut.
Mucunski nënvizoi se të rinjtë e Ballkanit Perëndimor kanë rol të rëndësishëm në përcaktimin e së ardhmes së Evropës. Sipas tij, zgjerimi sot është investim strategjik i Evropës në sigurinë, forcën dhe perspektivën e saj, krahas rëndësisë që ka për stabilitetin rajonal.
Ministri tha se vendi mbetet i përkushtuar strategjikisht ndaj anëtarësimit në BE. Megjithatë, procesi duhet të fuqizojë institucionet, të krijojë mundësi më të shumta për qytetarët dhe të transformojë shoqërinë, pa cenuar identitetin kombëtar.
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me dosjen e vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit,…
Shpërndarja e patentë-shoferëve të parë profesionalë u bë sot në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) të Ministrisë së Punëve të…
Reprezentuesi i Kosovës, Dion Kaçuri mund të mos kthehet te Baseli në verë kur përfundon sezoni aktual. Ai gjatë verës…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe, në mbrëmjen hapëse të Forumit të…
Nico Paz po shihet si një prej futbollistëve që mund të marrë rolin kryesor te Kombëtarja e Argjentinës në epokën…
Mateo Musacchio, Zabaleta, Mascherano, Lavezzi, Messi dhe C [...]Read More...