Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, deklaroi se hetimi për rrjedhjen e notës diplomatike nga Bullgaria, që lidhet me udhëtimin e bashkëshortes dhe djalit të kryeministrit Hristijan Mickoski në qendrën e skive “Pamporovo”, duhet të zhvillohet atje ku ekziston njohuria më e madhe për këtë çështje.
None found
I pyetur nga “Lokalno” nëse ministria do të hetojë mundësinë që nota diplomatike të ketë dalë nga ambasada e RMV-së në Bullgari, Mucunski tha: “Nga pikëpamja zyrtare, e kemi mbyllur temën me Sofjen dhe presim një përgjigje të përshtatshme nga ana e tyre. Sipas mendimit tim, nuk është në frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë të thuhet se ky është informacion i vjetër, nuk është mirë kur bëhet fjalë për komunikim diplomatik”.
Javën e kaluar, kryeministri Mickoski u shpreh se për këtë incident kishte njoftuar aleatët e NATO-s, pasi sipas tij bëhej fjalë për një rast që cenonte sigurinë e tij dhe të familjes së tij.
Në reagimin e saj fillestar, Sofja zyrtare mohoi që nota diplomatike të kishte rrjedhur nga Ministria e tyre e Punëve të Jashtme, duke arsyetuar se bëhej fjalë për një ngjarje të ndodhur kohë më parë. Rasti lidhet me një udhëtim të bashkëshortes së Kryeministrit në janar të këtij viti./Telegrafi/
Arsenali po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për transferimin e Brahim Diazit nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar…
Njëri nga përfaqësuesit e studentëve, Mevlan Ademi njofton protesta të reja në Shkup, lidhur me mos plotësimin e kërkesave që…
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, në një prononcim për News24 tha se kryeministri Edi Rama sot është i izoluar, pasi…
Disa shoqërime të paprecedenta kanë ndodhur pranë qendrës së Tiranës. Policia ka hyrë dhe pranë lokaleve dhe ka nisur të…
Janë shtuar tensionet mes policisë dhe protestuesve edhe në protestën e sotme më 19 tetor. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në…
Policia i ka larguar protestuesit në drejtim të Rrugës së Dibrës, ku më pas ka tentuar t’i rrethojë. Ndërsa një…