Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se situata epidemiologjike në rajonin e Gostivarit po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme.
None found
Sipas të dhënave më të fundit të institucioneve publike shëndetësore, që nga dita e djeshme është vërejtur rënia e parë e numrit të pacientëve të rinj me simptoma të gastroenterokolitit, të cilët kanë kërkuar për herë të parë ndihmë mjekësore.
Deri tani, Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit ka evidentuar gjithsej 1,554 pacientë, ndërsa në Qendrën Shëndetësore të Gostivarit janë regjistruar 1.392 raste. Katër personat që po trajtoheshin në spital janë liruar dhe mjekimin po e vazhdojnë në shtëpi.
Autoritetet kanë pranuar deri më tani 140 raporte formale, të cilat po shqyrtohen nga ekipet epidemiologjike të Qendrës së Shëndetit Publik të Tetovës dhe Institutit të Shëndetit Publik. Gjithashtu, janë realizuar 81 anketa epidemiologjike.
Të dhënat për ecurinë ditore tregojnë se dje, më 19.07, në spital dhe në qendrën shëndetësore u paraqitën gjithsej 564 pacientë për ekzaminim të parë. Kjo shifër është më e ulët krahasuar me një ditë më herët, kur u regjistruan 649 pacientë të sapo ekzaminuar, njëherësh edhe numri më i lartë i shënuar brenda një dite.
Në njoftim rikujtohet se te pjesa më e madhe e pacientëve tabloja klinike paraqitet e lehtë. Ndërkohë, po zbatohen të gjitha masat e nevojshme epidemiologjike, laboratorike dhe parandaluese./Telegrafi/
Shfletuesi i internetit Google Chrome do të marrë një përditësim të ri që do të përmirësojë funksionin e plotësimit automatik…
Një sërë denoncimesh për korrupsion dhe abuzime të mundshme në administratën doganore kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si ushtrohet…
E ardhmja e Trent Alexander-Arnoldit te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa disa prej klubeve të…
Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave, në mesin e tyre ish-drejtorë të Fondit të sigurimit shëndetësor dhe…
Lista Studentore ka dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke lënë pas listën e mbështetur nga…
Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë ende zyrtare në Izrael, por Beniamin Netanjahu ka zgjedhur një taktikë tjetër, ai po përpiqet…