Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka ndryshuar Rregulloren për sjelljen dhe marrëdhëniet e ndërsjella të punonjësve në MPB, duke u hapur rrugë policëve që, prej tani, të mbajnë mjekër të rregullt dhe lloje të caktuara tatuazhesh.
Sipas njoftimit të Ministrisë, rregullorja është miratuar më 4 maj të këtij viti, ndërsa ndryshimet që prekin paraqitjen e policëve janë propozuar me iniciativë të Sindikatës së Pavarur të Policisë.
None found
Pas shqyrtimit të këtij propozimi, MPB i ka pranuar ndryshimet, ndërsa plotësimet janë miratuar më 1 qershor.
Rregullat e reja parashikojnë që policët me uniformë të mund të mbajnë mjekër, me kusht që ajo të jetë e shkurtër, e rregullt dhe e mirëmbajtur, pa dëmtuar paraqitjen profesionale të punonjësit.
“Mjekra duhet të jetë e pastër, e kuruar dhe e mirëmbajtur rregullisht, me konture të qarta në faqe dhe qafë, dhe nuk duhet të pengojë përdorimin e pajisjeve zyrtare, përfshirë maskën mbrojtëse”, thuhet në Rregullore.
Ndryshimet përfshijnë edhe çështjen e tatuazheve. Në bazë të dispozitave të reja, policët me uniformë nuk do të mund të kenë tatuazhe të dukshme në pjesët e trupit që ekspozohen gjatë mbajtjes së uniformës, me përjashtim të ekstremiteteve të sipërme.
Po ashtu, tatuazhet nuk duhet të kenë përmbajtje fyese, raciste apo vulgare që mund të dëmtojë reputacionin e Ministrisë.
Konfirmim për këtë informacion dha edhe Sindikata e Pavarur e Policisë, e cila e konsideron këtë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kushteve të punës dhe përafrimit me praktikat që tashmë zbatohen në shumë vende evropiane.
Përveç këtyre ndryshimeve, është miratuar edhe propozimi për heqjen e kufizimeve në përdorimin e telefonave mobilë për disa shërbime policore.
Nga MPB theksojnë se me këto ndryshime synohet të vendoset një ekuilibër mes nevojave moderne të policëve dhe ruajtjes së standardeve të profesionalizmit, disiplinës dhe reputacionit të shërbimit policor.
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad…
Zhvillimet në aksidentin në punë që ndodhi në fabrikat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi në Greqi janë tragjike, pasi…
Anthropic sapo ka ndryshuar kushtet e përdorimit të produkteve të saj dhe, duke shtuar ndër të tjera ndalimin e atyre…
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad…
Aktorja italiane Manuela Arcuri, 49 vjeçe, mund të jetë pranë një vendimi të rëndësishëm në jetën private. Lidhja e saj…
Real Madrid TV ka kritikuar gjykimin spanjoll pas fitores 1-0 ndaj Villarrealit, duke vënë në pikëpyetje kriteret e VAR-it pas…