Categories: maqedoni

MPB: Mbrojtja e qytetarëve, në fokus të organizimit për 35-vjetorin e pavarësisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njoftoi se sot, më 07.09.2026, është zhvilluar një konferencë e përbashkët për media mes Ministrisë dhe organizatorit të ngjarjes qendrore për shënimin e 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të lidhura

None found

Gjatë konferencës u paraqitën aktivitetet dhe masat e planifikuara për garantimin e mbarëvajtjes së sigurt dhe pa pengesa të këtij aktiviteti, për të cilin pritet pjesëmarrja e një numri të madh vizitorësh.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet kompetente, në bashkëpunim me organizatorin, ndërmarrin masat e duhura për zhvillimin e sigurt të aktivitetit. Bëhet fjalë për një aktivitet të përmasave të mëdha, me një numër të madh vizitorësh, me ç’rast siguria e qytetarëve, zhvillimi i papenguar i koncertit dhe mbrojtja e rendit dhe qetësisë publike janë prioriteti ynë”.

Nga MPB theksojnë se veprimet e parashikuara synojnë parandalimin, reagimin e shpejtë dhe krijimin e një ambienti ku vizitorët mund të marrin pjesë lirshëm e në mënyrë të sigurt. “Në interes të sigurisë, u bëjmë apel të gjithë vizitorëve që t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë, të shërbimit të sigurimit dhe të organizatorit, të arrijnë në kohë dhe të mos sjellin me vete sende që janë të ndaluara për t’u futur në aktivitete të tilla”, thonë nga MPB.

të fundit

LDK will be part of the working group for the Special Court, Abdixhiku confirms

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të marrë pjesë në Grupin Punues të formuar për hartimin e mbrojtjes në shkallën…

2 seconds ago

Protestat në Tiranë, OSBE mbështet thirrjen e Begajt dhe ofron ndihmë për dialog

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend, duke shprehur mbështetje për mesazhin…

33 seconds ago

SDSM: Milososki cannot claim that Ursula von der Leyen is lying

LSDM sot ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski lidhur me pretendimin për mospranimin e gjuhës maqedonase,…

55 seconds ago

Saimir Korreshi i bashkohet protestuesve në Tiranë, qytetarët e mirëpresin dhe bëjnë selfie me deputetin

Ndryshe nga sa ndodhi dy ditë më parë ku një grup deputetësh të Partisë Demokratike u larguan nga turma e…

2 minutes ago

Karoglan nis punën te Partizani, debutimi në stol vjen të dielën ndaj Vorës

Mislav Karoglan së bashku me asistentin e tij duke drejtuar stërvitjenMislav Karoglan ka nisur menjëherë nga puna te Partizani, pasi…

16 minutes ago

Bulevardi mbushet me të rinj që kërkojnë dorëheqjen e Ramës, policia përdor ujë me presion dhe protestuesit nuk tërhiqen

Një numër i lartë të rinjsh dhe studentësh janë mbledhur para Kryeministrisë në Tiranë, duke tejmbushur Bulevardin në protestën ku…

17 minutes ago