Categories: maqedoni

MPB heton dyshimet për grup kriminal pas lëmoshëkërkimit të organizuar në Shkup

Një aksion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ka nisur më 1 tetor për të trajtuar në mënyrë të organizuar lëmoshëkërkimin në rrugët e Shkupit.

Të lidhura

None found

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, deklaroi se po shqyrtohet mundësia që pas kësaj dukurie të fshihet një grup kriminal. Nëse dyshimet konfirmohen, personat përgjegjës do të përballen me kallëzime penale.

Gjatë një interviste në podkastin “Në grindje me Ivanin” të televizionit Kanal 5, Toshkovski tha se institucionet po veprojnë ndaj individëve që kërkojnë lëmoshë në kryqëzime. Dyshime të veçanta kanë ngritur rastet kur persona të moshuar shfaqen në të njëjtat zona me turne, çka mund të tregojë për një organizim të tillë.

Ministri theksoi se ndaj atyre që rrezikojnë sigurinë e komunikacionit do të zbatohen masat e parashikuara me ligj. Nëse vërtetohet se janë pjesë e grupeve kriminale, ndaj tyre do të ngrihen edhe kallëzime penale.

Prioritet i këtij aksioni janë fëmijët që mund të jenë duke u shfrytëzuar. Të miturit e gjetur në terren dërgohen fillimisht për ekzaminim mjekësor në Klinikën e Fëmijëve në Kozle, ndërsa për strehimin e tyre vendosin qendrat për punë sociale.

Për strehimin e tyre është vënë në dispozicion një pjesë e objektit “25 Maji”, në komunën e Butelit, ku deri tani janë vendosur dy fëmijë. Ndërkohë, ekipet përgjegjëse po kryejnë kontrolle të përditshme në kryqëzimet e kryeqytetit.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

3 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

3 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

3 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

4 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

4 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

4 hours ago