Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme, policia ka privuar nga liria 12 drejtues automjetesh, të dyshuar për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm”, e parashikuar në nenin 297-a të Kodit Penal, njoftoi MPB Maqedoni.
None found
Njëmbëdhjetë prej tyre u kapën duke drejtuar automjetet pa leje drejtimi. Bëhet fjalë për S.I. (24), F.B. (24), B.M. (21), D.S. (20) dhe S.R. (36) nga Shkupi, S.F. (30) nga Zelenikovo, D.U. (34) nga një fshat i komunës së Çashkës, O.F. (41) nga rajoni i Krushevës, si dhe F.V. (24) e D.M. (31) nga Kumanova dhe rajoni i Kumanovës.
Ndërkohë, S.A. (34), nga rajoni i Kërçovës, drejtonte pa leje drejtimi dhe me shpejtësi 100 kilometra në orë, në një segment ku kufiri i lejuar është 40 kilometra në orë.
Policia njoftoi gjithashtu se A.S. (37), nga një fshat në komunën e Ilindenit, u ndalua pasi drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Pas përfundimit të dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të bëhen kallëzimet përkatëse penale.
MPB u apeloi të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat rrugore. Institucioni theksoi se automjetet nuk duhet të drejtohen pa kaluar provimin e drejtimit, gjatë kohës kur është vendosur ndalim drejtimi apo nën ndikimin e alkoolit, duke bërë thirrje për angazhim të përbashkët në funksion të një trafiku më të sigurt.
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit për dënimin me 12 vite burg të biznesmenit italian Francesco…
Forcat e sigurisë së Kosovës, së bashku me forcat partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia, kanë…
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuara, këtë muaj Kosova ka lidhur…
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet të martën për shkak të mungesës së kuorumit. Këtë e bëri…
Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajqinovci, së bashku me anëtarët e…
Qumështorja VITA ka reaguar pas dyshimeve të fundit për tejkalim të nivelit të lejuar të aflatoksinës M1 në një lot…