Categories: maqedoni

Mitreski: Optimizimi në arsim nuk duhet të rëndojë mbi mësuesit, ndërsa Qeveria ruan privilegjet e saj

Gjatë debatit parlamentar për ndryshimet në ligjet që lidhen me arsimin fillor dhe të mesëm, deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski, deklaroi se optimizimi i paralajmëruar në sektorin e arsimit nuk guxon të bëhet në dëm të mësuesve.

Sipas tij, mijëra arsimtarë po jetojnë me pasiguri për vendet e punës, në një kohë kur Qeveria, siç tha ai, nuk shfaq vullnet për të shkurtuar shpenzimet, lukset dhe privilegjet e veta.

Të lidhura

None found

Mitreski theksoi se, nëse me të vërtetë kërkohet optimizim, atëherë ai duhet të nisë nga institucionet dhe jo nga njerëzit që edukojnë dhe formësojnë brezat e ardhshëm të vendit.

“Nuk mund ta besoj me sa lehtë po kalojmë një temë që ka të bëjë me disa njerëz që ndoshta dikush mendon se nuk janë shumë të rëndësishëm, por në fakt janë më të rëndësishmit në shoqëri dhe në vendin tonë. Po flasim për mësuesit dhe profesorët, puna e të cilëve nuk është thjesht një profesion. Ajo që bëjnë ata nuk është vetëm një zanat. Ata edukojnë, formojnë, frymëzojnë dhe ndërtojnë një të ardhme. Ndërsa ne sot do t’i miratojmë këto dy ligje në një sallë gjysmë të zbrazët.

Po diskutojmë për të ardhmen e tyre dhe po i kalojmë kaq lehtë ata, për shkak të diçkaje që ndodhi, nuk e di se kur ndodhi. Sot po flasim për pasojat e një problemi që vjen nga e kaluara. Nëse sot themi se numri i qytetarëve tanë po bie, se popullsia po zvogëlohet dhe po pakësohet edhe numri i nxënësve, atëherë a duhet të themi se fajin e kanë mësuesit? Se profesorët janë fajtorë dhe duhet t’i ndjekim ata? Jo, së pari duhet të themi se fajin e kemi ne. Ne që jemi ulur këtu, ne mbajmë përgjegjësi për faktin që popullsia po zvogëlohet dhe numri i nxënësve po bie”, tha Mitreski.

të fundit

PHOTO/ Image of one of the two Albanians accused of stealing from Prince William and Kate’s residence released

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

5 hours ago

Los Angeles faces long traffic jams on the eve of Thanksgiving

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

5 hours ago

FOTO/ Publikohet imazhi i njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën e Princit William dhe Kate

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

6 hours ago

Los Angeles përballet me kolona të gjata trafiku në prag të Ditës së Falënderimeve

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

6 hours ago

Invest in young people”/ Ambassador Wendt: Albania must ensure a level playing field for businesses

Krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës, forcimi i lidhjeve mes kompanive amerikane dhe shqiptare, si dhe investimi te brezi…

7 hours ago

Xhaferri: Ilir Alimehmeti is the Democratic Party’s preferred choice for Tirana, but we are open to other candidates

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për Bashkinë e…

7 hours ago