Categories: maqedoni

Ministria e Ekonomisë përjashton masa të reja: Çmimet e ushqimeve bien për të dytin muaj radhazi

Ministria e Ekonomisë dhe Punës vlerëson se, në rrethanat aktuale, nuk është e nevojshme të vendosen masa të tjera për kufizimin e çmimeve të ushqimeve. Ky qëndrim vjen pasi Enti Shtetëror i Statistikës njoftoi se inflacioni vjetor në korrik ishte 2,3 për qind, ndërsa ai mujor 0,1 për qind.

Të lidhura

None found

Sipas dikasterit, të dhënat zyrtare tregojnë se çmimet po lëvizin në mënyrë të qëndrueshme. Në kategorinë e ushqimeve, ndërkaq, është evidentuar rënie për të dytin muaj radhazi.

“Për momentin, treguesit zyrtarë nuk sinjalizojnë nevojën për vendosjen e masave të reja intervenuese, pasi lëvizjet e çmimeve janë stabile, ndërsa në kategorinë më të rëndësishme – ushqimet – tashmë për të dytin muaj radhazi shënohet ulje e çmimeve”, njoftuan nga Ministria.

Rritja e kostos së jetesës gjatë korrikut, sipas Ministrisë, lidhet kryesisht me ndikimet sezonale. Kjo është vërejtur veçanërisht në transport, ku u regjistrua një rritje prej 4,4 për qind, si dhe në kategorinë e rekreacionit, sportit dhe kulturës.

Ministria bëri të ditur se zhvillimet në treg po monitorohen me vëmendje dhe se masat përkatëse do të ndërmerren nëse shfaqen rritje të pajustifikuara të çmimeve ose çrregullime të tregut.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cilësoi vazhdimin e prirjes rënëse të inflacionit si një sinjal pozitiv për ekonominë. Ajo theksoi gjithashtu se rritje po regjistrohet te eksportet, prodhimi industrial, punësimi dhe të ardhurat tatimore në Buxhet.

të fundit

Manchester United përballet me Chelsean pa katër lojtarë, Mainoo pranë rikthimit

Kobbie Mainoo pritet të rikthehet në skuadrën e Manchester Unitedit për ndeshjen e së shtunës ndaj Chelseat, por trajneri Michael…

1 minute ago

Letra e kongresmenëve amerikanë për Shqipërinë/ A po përgatit Uashingtoni masa ndaj zyrtarëve të dyshuar për korrupsion?

Letra e dy kongresmenëve republikanë amerikanë, Joe Wilson dhe Keith Self, drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ka rikthyer…

1 minute ago

Meta mbyll me marrëveshje padinë e një 18-vjeçareje për ndikimin e Instagramit dhe Facebook-ut

Meta Platforms, kompania mëmë e Instagram dhe Facebook, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me një 18-vjeçare, e cila e…

2 minutes ago

Ish-arbitri i La Ligës akuzon: Katalanasit përballen me “urrejtje” në federatë

Ish-gjyqtari katalanas Xavier Estrada Fernandez ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij të fundit për strukturën e ndarjes së drejtësisë…

2 minutes ago

Rubio çel samitin e G20 në Atlanta, Lavrov merr pjesë ndërsa evropianët shmangin fotografinë e përbashkët

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka hapur samitin e G20 në Atlanta të SHBA-së, ku pjesëmarrës është edhe ministri…

2 minutes ago

Artan Hoxha: Rama e përdori Policinë e Shtetit për interesat e tij; priten përgjime me urdhra më të rëndë se “mos i kurseni”

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në studion e News24 protestat e studentëve, duke ngritur akuza për dhunën e ushtruar nga…

2 minutes ago