maqedoni

Ministri Filkov: Shkupi do të vazhdojë t’i zbatojë urdhërarrestet ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Ministri maqedonas i Drejtësisë, Igor Filkov, ka thënë të mërkurën se fletarrestimet e lëshuara nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë, për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), vazhdojnë të jenë të zbatueshme në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski për këtë çështje gjatë një vizite në Kosovë, janë “keqkuptuar”.

Mickoski kishte thënë gjatë vizitës së tij në Prishtinë javë më parë se “kushdo që nuk i shkel ligjet” e vendit të tij është i “mirëseardhur” në Maqedoninë e Veriut, kur ishte pyetur në lidhje me kërkesat e Serbisë për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët Beogradi i akuzon për gjoja krime lufte.

Të lidhura

None found

Filkov tha të mërkurën se ajo çfarë “tha kryeministri atje nuk ka të bëjë me atë që ne të mbledhim çfarëdolloj kriminelësh, por ka të bëjë me zbatimin e drejtësisë dhe ligjeve”. I pyetur nëse fletarrestimet e INTERPOL-it, me kërkesë të Serbisë, për ish-anëtarët e UÇK-së do të vlejnë nëse ata shkojnë në Maqedoninë e Veriut, Filkov u përgjigj shkurt: “Deri tani, vlejnë”.

Në korrik, autoritetet maqedonase e arrestuan ish-pjesëtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani, në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.

Gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) më 18 nëntor, Mickoski la të kuptohej se Shkupi nuk do të vazhdojë t’i zbatojë fletarrestimet e iniciuara nga Serbia përmes INTERPOL-it.

“Kushdo që nuk i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe që nuk ka konflikt me ligjet dhe Kushtetutën mund të vijë dhe të qëndrojë në Maqedoninë të Veriut. Unë mendoj se kështu duhet të jetë”, tha ai.

Në gusht, Ramadani u arratis nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut, ku ishte urdhëruar nga gjykata në Shkup të qëndronte deri më 16 gusht, duke nxitur reagime nga Serbia.

Pas arratisjes së Ramadanit, ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, tha se kërkojnë shpjegim nga autoritetet maqedonase për këtë rast. Ai e cilësoi si “skandaloz” arratisjen nga arresti shtëpiak të Ramadanit. Autoritetet serbe e akuzojnë Ramadanin se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes verën e vitit 1999, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës (MPJD). Gjykata në Shkup e hodhi poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramadanit në Beograd në gusht./REL

të fundit

Mucunski: Dialogu me Bullgarinë do të vijojë pas zgjedhjeve, pranojmë mbështetjen e BE-së për zgjidhje afatgjatë

Maqedonia pret që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të respektojnë standardet më të larta të sundimit të ligjit dhe e…

2 minutes ago

Gashi për garën në Bërvenicë: Le të triumfojë kandidati më i mirë, pa ndikime partiake e etnike

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka folur për zgjedhjet në Bërvenicë të cilat do të mbahen më 1 nëntor dhe…

2 minutes ago

Togeri Faruk Muqolli refuzon të flasë për audioincizimet e bisedës me Arlinda Zekajn

Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të prononcohet për audioincizimet e publikuara nga biseda…

4 minutes ago

Transferimi i 300 të burgosurve danezë në Gjilan pritet të nisë më 2027

Në Prishtinë po mbahet konferenca ndërkombëtare “Zbatimi i marrëveshjes Kosovë–Danimarkë për transferimin e të burgosurve në Kosovë: sfidat ligjore, të…

5 minutes ago

Russian drones strike two trains in Ukraine, killing 13 and injuring 10

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dronë rusë që…

5 minutes ago

VIDEO/ Ajola Xoxa arrives at Fier Prison with her baby in her arms, meets Erion Veliaj after his transfer

Një ditë pas transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e sigurisë së lartë në Fier, në…

5 minutes ago