Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timco Mucunski dhe ai i Shëndetësisë, Arben Taravari, ditën e sotme kanë vizituar në Selanik, tre të plagosurit e ngjarjes tragjike të zjarrit në Koçan, në gjendje kritike për jetën.
Sipas informacioneve, mësohet se ata kanë qenë të shoqëruar nga nga zëvëndës ministri i Jashtëm i Greqisë, Tassos Hatzivasiliou dhe ai i Brendshëm, Konstantinos Giulekas, ndërsa për të plagosurit lanë dy vajza, 19 dhe 25 vjeç dhe një djalë 26 vjeç, të cilët kanë djegie në 15-25% të trupit, kryesisht në fytyrë dhe duar, por dëmtimet më të rënda i kanë në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes.
Gjithashtu, ata kanë vizituar dhe në spitalin ushtarak 424 të Selanikut, ku po trajtohen edhe dy të lënduar të tjerë nga tragjedia e ditës së diel, ndërsa janë shprehur se është momenti më tragjik në kombin maqedonas
“Kam ardhur sot këtu duke përfaqësuar një popull të pikëlluar që është në tronditje të thellë nga ngjarjet e ndodhura në qytetin e Koçanit. Ky ishte momenti më tragjik në historinë e kombit tim, një moment që ka të ngjarë të mbetet në kujtesën tonë kolektive për pjesën tjetër të jetës. Por ajo që do të mbetet në kujtesën tonë kolektive dhe nuk duhet ta harrojmë kurrë, është solidariteti që kemi marrë”, tha ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.
Meqenëse vera po i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura…
Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 20 dhe 22-vjeç, me origjinë…
Shtetasi shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili jetonte në Volos të Greqisë, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, e…
Shqipëria edhe vitin e kaluar, kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më…
Kristian Shpendi, më në fund ka marrë ftesën e shumëpritur për t’iu bashkuar Kombëtares A të Shqipërisë. Sulmuesi kuqezi, në…
Sot, më 25 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.5…