maqedoni

Mickoski thirrje prokurorisë: Tragjedia në Koçan duhet të hetohet plotësisht, duhet të ketë përgjegjës

Kryeministri Hristijan Mickoski i ka kërkuar Prokurorisë të vazhdojë hetimin për tragjedinë që ndodhi në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 62 të rinj dhe mbi 200 u lënduan.

Pasi gjykata dje urdhëroi një paraburgim 30-ditor për Aleksandar Naçev, i cili konsiderohet pronari i vërtetë i Agjencisë së Sigurisë “Rubikon”, agjencia që ofroi siguri në diskotekë në natën fatale, Mickoski tha se Naçev mbajti një pozicion gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së në periudhën 2016-2017, por se që atëherë nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

Të lidhura

None found

“E inkurajoj Prokurorinë që të vazhdojë hetimin. Nëse ka indikacione se persona të tjerë janë përgjegjës për këtë tragjedi të tmerrshme, ata duhet të nxirren para drejtësisë. Ne do të mbështesim çdo institucion që do të punojë për të hedhur dritë mbi rastin”, tha Mickoski.

Naçev dyshohet për krime të rënda që lidhen me rrezikimin e sigurisë publike. Prokuroria thekson se pavarësisht se nuk kishte një kontratë aktive për vitin 2025, ai siguroi lokalet përmes “Rubikon” pa përmbushur detyrimet e tij ligjore, pa një vlerësim sigurie, pa një plan sigurie dhe pa një plan evakuimi.

të fundit

Katër pikë nga vendi i pestë te i fundit, gara në Superiore mbetet e hapur për Evropën dhe mbijetesën

“Abissnet Superiore” është shkëputur pas javës së 11-të, duke i lënë vendin ndeshjeve të kombëtareve [...]Read More...

2 minutes ago

Renditja e Fair Play për sezonin 2025/2026: Kosova e 37-ta, më lart për sjelljen e shikuesve

UEFA ka publikuar renditjen përfundimtare të Fair Play për sezonin 2025/2026, ku Kosova është pozicionuar në vendin e 37-të nga…

3 minutes ago

David Walliams akuzohet për ngacmim seksual, BBC tërheq disa nga programet e tij

Komediani britanik dhe një prej autorëve më të njohur të librave për fëmijë, David Walliams, është përfshirë në një skandal…

8 minutes ago

Mes tensioneve Greqi-Turqi, anija franceze nis studimet për kabllon elektrike me Qipron

Anija franceze “Abeille Marengo” u nis pak pas orës 18:00 të së martës nga porti i Iraklios në Kretë, për…

8 minutes ago

Shkollat në Angli do t’ua ndalojnë nxënësve përdorimin e telefonave gjatë gjithë ditës

Nxënësve në shkollat britanike do t'u ndalohen telefonat — Klan Kosova [...]Read More...

13 minutes ago

Bisedat në makinë i bëjnë fëmijët të hapen më shumë me prindërit sesa darkat familjare

Makina, vendi ku fëmijët hapen më shumë me prindërit sesa në tryezën e darkës — Klan Kosova [...]Read More...

14 minutes ago