Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar ecurinë e prodhimit industrial, deklaroi se rritja me rreth 3,4% gjatë tremujorit të dytë tregon se gjendja është stabilizuar përfundimisht pas 25-26 muajve të kësaj qeverie. Sipas tij, ky zhvillim duhet të vijojë edhe në periudhën e ardhshme.
None found
“Në rrethanat aktuale, prodhimi industrial përbën një tregues me rëndësi të jashtëzakonshme. Veçanërisht domethënëse është rritja e shënuar në tremujorin e dytë, e cila tejkalon 3% dhe, nëse nuk gaboj, arrin rreth 3,4%. Megjithatë, edhe më inkurajues është fakti se po zgjerohet industria përpunuese.
Kjo do të thotë se rritja nuk mbështetet te shërbimet apo te ndonjë sektor tjetër, por buron nga industria përpunuese. Këto të dhëna janë sinjalet e para se, pas 24, 25-26 muajve të kësaj qeverie, më në fund po vijnë zhvillime pozitive, ose thënë më saktë, situata është stabilizuar. Tani duhet të vazhdojmë ta zhvillojmë dhe ta rrisim atë.
Për këtë arsye, pres që një ecuri e tillë të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme”, u shpreh Mickoski.
Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e sotme stërvitjen zyrtare në prag të ndeshjes ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për UEFA Nations League…
Instalacioni gjigant, i mbushur me mbetje plastike, është vendosur në Antalia të Turqisë, në kuadër të një proteste simbolike të…
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se objektivi i vetëm i “Dardanëve” ndaj Izraelit është fitorja.Tekniku gjerman foli në “Klan…
Njohësi i çështjeve politike, Ali Hertica, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Paqes në…
Autostrada Kërçovë-Ohër po ndërtohet me dinamikë të shkëlqyer. Segmenti nga fshati Izvor i Kërçovës deri në fshatin Vërbjan në komunën…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha sot se podhimi industrial është pozitiv dhe kjo është shumë domethënëse, duke pasur parasysh…