Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, deklaroi sot se prodhuesit, distributorët dhe marketet duhet të ndërmarrin ulje të çmimeve për produktet bazë ushqimore, ndërsa paralajmëroi se, nëse kjo nuk ndodh, nga nesër do t’i bëjë publikë me emër dhe mbiemër.
Sipas tij, qytetarët kanë treguar durim deri tani dhe tashmë ka ardhur momenti që bizneset t’ua kthejnë këtë qytetarëve përmes korrigjimit të çmimeve të produkteve esenciale.
None found
“Produktet bazë ushqimore duhet të pësojnë një korrigjim, sepse qytetarët deri më tani kanë qenë tolerantë, tani është koha që ata t’ua shlyejnë borxhin qytetarëve. Do të bëjmë krahasime me rajonin dhe me çmimet e produkteve bazë në vendin tonë dhe në markete të caktuara. Nëse është e nevojshme, duke filluar nga nesër do t’i publikojmë ato me emër dhe mbiemër”, tha Mickoski.
I pyetur nga një gazetar për pritjet nga takimi i paralajmëruar me tregtarët lidhur me korrigjimin e çmimeve, ai u shpreh se kriza është drejt përfundimit dhe se tani u takon marketeve të kthejnë borxhin ndaj qytetarëve duke i ulur çmimet.
Mickoski bëri të ditur se gjatë ditës së sotme është planifikuar një takim me të gjithë prodhuesit, distributorët dhe marketet.
Ai theksoi se, në rast se marketet nuk marrin masa për rregullimin e çmimeve, Qeveria ka në dispozicion mekanizma për të vepruar ndryshe dhe për ta zbatuar këtë.
“Sot kemi një takim me të gjithë prodhuesit, distributorët dhe marketet. Kriza po mbaron dhe qytetarët ishin tolerantë. Tani është radha e tyre t’ua kthejnë borxhin qytetarëve dhe të vazhdojnë me uljen e çmimeve të produkteve, veçanërisht produkteve bazë ushqimore. Dhe ne si Qeveri kemi gjithashtu mekanizma nëse kjo nuk ndodh ta zbatojmë në një mënyrë tjetër. Nuk pranojmë justifikime dhe arsyetime pse nuk i ulën çmimet. Nëse nuk ka reagim nga marketet, distributorët dhe prodhuesit në ditët në vijim, atëherë ne si Qeveri do të reagojmë”, tha Mickoski./Telegrafi/
Kur ora shënon 21:15, protestuesit janë shpërndarë dhe disa prej rrugëve të kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e…
Benedetto Vigna, CEO i Ferrarit, ka vlerësuar me notën 10 nga 10 teknologjinë dhe prezantimin e Tesla Roadster-it të ri,…
Protestat në Francë janë përshkallëzuar sërish këtë të shtunë, me përplasje mes demonstruesve dhe policisë në Marsejë, ndërsa në Paris…
Lutfi Dalipi ka vazhduar me paraqitje të mira në futbollin zviceran, duke shënuar golin e pestë këtë edicion në kampionat.Sulmuesi…
I plagosuri, VishkulliErjon Vishkulli është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, pasi…
Shqiptarët e Luginës së Preshevës synojnë të forcojnë përfaqësimin e tyre politik në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Përfaqësuesit shqiptarë, të…