Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se uji i rrjetit publik në Gostivar vijon të jetë i pasigurt për t’u pirë apo përdorur në gatim, për shkak të shfaqjes së një bakteri të ri të mbetur në instalime.
None found
Sipas tij, analizat tregojnë se bakteret koliforme me origjinë fekale tashmë janë eliminuar nga sistemi. Megjithatë, procesi i hiperklorinimit dhe pastrimit të rrjetit nxori në pah një lloj tjetër bakteri, i cili mbijetoi në tubacione si pasojë e mosfunksionimit të tyre për një periudhë të gjatë kohore.
“Aktualisht nuk kemi më prani të baktereve koliforme fekale, por është shfaqur një bakter tjetër rezidual, i cili ndodhet në instalime sepse ato kanë qenë jashtë përdorimit për kohë të gjatë. Ky bakter del në sipërfaqe pikërisht gjatë pastrimit dhe hiperklorinimit,” shpjegoi Mickoski.
Kreu i qeverisë u shpreh optimist se çështja do të tejkalohet në një të ardhme të afërt, duke shtuar se pas zgjidhjes së kësaj situate, organet përgjegjëse do të japin autorizimin përkatës për ta rikthyer ujin si të përshtatshëm për konsum njerëzor. Deri në atë moment, ai saktësoi se furnizimi me ujë do të shërbejë vetëm për nevoja teknike dhe higjienike.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur…
Pamje të pazakonta të filmuara nga ajri tregojnë përmasat e krizës së transportit në Iran, ku rreth 1,200 kamionë janë…
Tirana ka mirëpritur Forumin e WB6 për Promovimin e Investimeve, ku përfaqësues të agjencive të promovimit të investimeve nga gjashtë…
Partia e ministrit për Kthim dhe Komunitete i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, bëri të ditur se deklarimet e deputetit…
Grupi i Grave Deputete do të organizojë nesër, më 25 nëntor, Asamblenë e Grave Parlamentare dhe Asambleiste, në kuadër të…
Fenomeni klimatik “Super El Nino”, i cili ka qenë në zhvillim gjatë javëve të fundit, po shfaq shenja intensifikimi dhe…