maqedoni

Mickoski -Ahmetit: Reformoje BDI, do t’ju ndihmojmë të pastroheni nga kriminelët

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konventën e partisë ka dërguar disa porosi deri te lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

E ka porositur që të reformohet dhe ta pastrojë partinë nga siç thotë, kriminelët dhe për këtë i ka ofruar edhe ndihmën e tij.

Të lidhura

None found

Mickoski e ka përmendur edhe Zajazin në Kërçovë dhe shpërnguljen masive me të cilën po përballet ky fshat nga ku vjen Ahmeti.

E ka pyetur se kush mban përgjegjësi dhe ka bërë të ditur se në 20 vitet e fundit, nga vendi janë shpërngulur mbi 100 mijë shqiptarë.

“Do t’i drejtohem edhe Ali Ahmetit, por jo ashtu siç m’u drejtua, jo shumë kohë më parë. Reformo partinë. Një BDI e reformuar është e rëndësishme për atdheun. Pastroni kriminelët nga radhët tuaja, ne do t’ju ndihmojmë për këtë. Më beso ne do t’ju ndihmojmë. Ky është atdheu ynë i përbashkët. E shihni sa shumë shqiptarë shpërngulen çdo ditë? Shtëpitë në Zajazin tënd janë bosh. Në vend që të mbusheni me njerëz, me fqinjët, të afërmit, miqtë tuaj. Në 20 vjet më shumë se 100 mijë shqiptarë emigruan nga vendi. E kujt është përgjegjësia? Nuk kam kohë për përplasje publike dhe për të sulmuar njëri-tjetrin përmes publikut dhe për të nxitur tensionet. Unë kam punë më të zgjuar se kjo. E di që ju shkon të hyni ndonjëherë në konflikte me VMRO-DPMNE-në, por kjo është politikë e përditshme mendjengushtë, kalojeni. Jepni, kontribuoni me projekte, propozime dhe ju premtoj se do të pranojmë gjithçka që do të thotë përparim dhe zhvillim i vendit. Nuk është mirë të nisësh çështjet etnike sa herë që je në opozitë dhe kur je në pushtet të bëhesh parti e gjelbër. Shqiptarët në vend jetojnë keq, është e pamohueshme që disa nga shqiptarët e respektojnë Ahmetin, pse ai është ashtu siç ka qenë në 20 vitet e fundit. Po pse të mos e meritojë respektin edhe nga maqedonasit? U treguat vizionar për disa gjëra, por duhet treguar edhe vizionar përmes projekteve, ideve, konkurrencës së vizioneve. Ju duhet të tregoni se e respektoni Maqedoninë. Pajtoni, ju jeni opozita dhe disa nga bashkëpunëtorët tuaj më të afërt duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që po bënin. Dhe për atë që ata bënë, ekziston një institut që quhet “përgjegjësi”. Unë ju premtova dhe ju premtoj se do t’ju ndihmojmë të pastroni BDI-në nga struktura të tilla kriminale”, tha Mickoski.

të fundit

Zjarri përfshin ullishtet në kodrat e fshatit Kot, ndërhyrje nga zjarrfikësit në Selenicë

Një tjetër vatër zjarri është aktivuzar në kodrat e fshatit Kot, në bashkinë Selenicë. Flakët vijojnë të përparojnë në terren,…

3 minutes ago

Shqipëria e Socca-s eliminohet nga Brazili pas humbjes 7-2: Të qenit mes 16 më të mirave të botës është e jashtëzakonshme

Shqipëria e Socca-sKombëtarja shqiptarje e Socca-s ka dalë me një reagim, pas eliminimit nga Kampionati Kombëtar që u mbajt në…

8 minutes ago

Fabrizio Corona kërcënohet me dhunë ndaj djalit, autorët i kërkojnë 500 euro

Një natë e frikshme për ish-paparacin italian Fabrizio Corona, i cili është përballur me një tentativë zhvatjeje dhe kërcënime ndaj…

8 minutes ago

Hid in a bathroom to escape police / Details emerge about the arrest of Jozefin Marku, two accomplices wanted (VIDEO)

Policia ka zbardhur detaje të reja nga hetimi për dhunimin e 26-vjeçarit Eduart Kuçi, ngjarje për të cilën është arrestuar…

15 minutes ago

Could Trump invite Putin to the G20 summit in the US? European allies oppose

Vladimir Putin mund të shkelë për herë të dytë në Shtetet e Bashkuara gjatë presidencës së Donald Trump. [...] Read…

15 minutes ago

Trump resumes diplomatic offensive over Ukraine/Witkoff and Kushner to meet Putin and Zelensky, but the sides remain far from an agreement

Marrin një hov të ri përpjekjet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainës. [...] Read More... The post…

16 minutes ago