Ministria e Financave do të organizojë për herë të parë në vend një provim nacional, përmes të cilit kandidatët do të mund të pajisen me certifikatën e revizorit të brendshëm të autorizuar në sektorin publik.
None found
Sipas Ministrisë së Financave, kjo nismë përbën një zhvillim të rëndësishëm në forcimin e kontrollit të brendshëm financiar në institucionet publike. Ajo është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për garantimin e një funksionimi më të përgjegjshëm, transparent dhe në përputhje me ligjin të institucioneve.
Ministria thekson se vendosja e certifikimit nacional, përmes organizimit të provimit, do të krijojë mundësi për rritjen e mëtejshme të profesionalizmit dhe fuqizimin e rolit të revizorëve të brendshëm në sektorin publik.
Zhvillimi i provimit dhe certifikimi i profesionistëve pritet të forcojnë drejtpërdrejt kapacitetet e njësive të revizionit të brendshëm në subjektet publike. Në të njëjtën kohë, kjo masë shihet si dëshmi e angazhimit të Ministrisë së Financave për përmirësimin e mekanizmave kundër korrupsionit dhe për të siguruar punë të ligjshme e të përgjegjshme të institucioneve publike.
Ministria vlerëson se provimi nacional ka rëndësi edhe për procesin e integrimit evropian. Organizimi i tij shënon përparim drejt zbatimit të plotë të rekomandimeve të Bashkimit Evropian në këtë fushë, në kuadër të Kapitullit 32 – Kontrolli financiar, si dhe mbështet hapat e ardhshëm të agjendës reformuese.
Materialet për përgatitjen e kandidatëve, bashkë me pyetjet e provimit, janë publikuar tashmë në ueb-faqen e Ministrisë së Financave. Sipas institucionit, ato janë hartuar me mbështetje teknike dhe ekspertësh nga Bashkimi Evropian për Ministrinë e Financave – Njësia Qendrore e Harmonizimit.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e mbështet marshin për liri më 12 shtator, katër ditë para verdiktit final…
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend. Deri në orën 14:00 të 25 gushtit, janë raportuar 11…
Ricky Martin rikthehet në kinematografi pas më shumë se dy dekadash. [...]Read More...
Pasi zhvilloi paraqitje bindëse në sfidën e parë karshi Pafos në “Elbasan Arena”, e mbyllur 1 – 1, ndeshje e…
Fatmir Sheholli koordinohej nga paraburgimi me dy djemtë e tij, Alor dhe Imer Shehollin, që të shantazhonte biznesmenin Arben Jetullahu.…
Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për spiunazh dhe shantazh.…