Categories: maqedoni

Meidani njofton hapin drejt kontrollit të përbashkët kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Qafë Thanë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, bëri të ditur se këtë javë Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dha miratimin në parim për marrëveshjen dypalëshe me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila parashikon unifikimin e procedurave të kontrollit në vendkalimin kufitar.

Sipas këtij vendimi, do të krijohen pika të përbashkëta kalimi dhe do të realizohen kontrolle të përbashkëta, ndërsa zbatimi do të nisë fillimisht në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Të lidhura

None found

Qafë Thana, që prej inaugurimit në gusht 2023, operon me një ndalesë të vetme, por me dy kontrolle paralele, ku efektivët e policisë kufitare të dy shteteve qëndrojnë në të njëjtën kabinë dhe secili përpunon udhëtarët sipas juridiksionit përkatës.

Marrëveshja e re synon ta zëvendësojë këtë model logjistik, të njohur si “One Stop – Two Shops”, me një sistem të vetëm dhe të integruar kontrolli, “One Stop – One Shop”, i njohur si regjimi Hyrje–Hyrje. Ky model nënkupton një ndalesë të vetme dhe një procedurë të përbashkët, ku kontrolli kryhet njëkohësisht për të dy vendet.

Meidani e vlerësoi këtë zhvillim si realizim të një prej angazhimeve të para të mandatit të tij. “Kufirin nuk e fshijmë me fjalë, por e bëjmë më të lehtë me vepra. Ky është kuptimi i vërtetë i fqinjësisë së mirë; radhë që shkurtohen, pritje që zvogëlohen dhe kohë që u kthehet familjeve dhe qytetarëve tanë”, deklaroi Meidani.

Domosdoshmëria për thjeshtimin e procedurave pasqyrohet edhe nga numri i lartë i udhëtarëve. Gjatë vitit 2025, në pikat kufitare mes dy vendeve u regjistruan rreth 4.58 milionë kalime, ndërsa mbi 2.3 milionë prej tyre u realizuan vetëm përmes Qafë Thanës, një pikë që gjatë sezonit veror përdoret gjerësisht nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të udhëtuar drejt bregdetit shqiptar.

Që sistemi të hyjë plotësisht në fuqi, mbetet ende të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare mes ministrive të Brendshme të të dy shteteve. Pas fazës pilot në Qafë Thanë, pritet që ky model të zgjerohet gradualisht edhe në pikat e tjera kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

të fundit

Rikonstruimi i Qeverisë në seancën e 112-të të Kuvendit, ndryshimet në dikastere dhe emrat e rinj

Kuvendi do të fillojë sot seancën e 112-të, e cila do të diskutojë rikonstruimin e Qeverisë, përkatësisht shkarkimin e disa…

3 minutes ago

Rëndohet tragjedia në Venezuelë, viktimat nga tërmeti i dyfishtë kapin shifrën 4,490

Autoritetet venezueliane kanë përditësuar bilancin tragjik të tërmeteve të fuqishme që tronditën vendin, duke raportuar se numri i jetëve të…

5 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i njohur Sam Neill, protagonist i “Jurassic Park” dhe “The Piano”

Ka vdekur në moshën 78-vjeçare aktori i mirënjohur nga Zelanda e Re, Sam Neill. Njoftimi u dha nga të afërmit…

6 minutes ago

“Do ta vëmë në gjumë”, ish-ylli i Anglisë paralajmëron Lionel Messin para ndeshjes historike

Ish-lojtari i Anglisë, Joe Cole, ka ndezur atmosferën para gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, duke…

11 minutes ago

Laporta konfirmon afrimin e Adeyemit te Barcelona dhe flet me superlativa për Deco

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se është shumë pranë kompletimit të transferimit të sulmuesit anësor të Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.Presidenti i…

12 minutes ago

Aksident në Lushnje/ Përplaset nga fuoristrada, e moshuara përfundon në spital

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, në zonën e fshatit Zhamë-Sektor, ku një automjet tip fuoristradë…

12 minutes ago