Screenshot
Ngritja e akuzave të reja ndaj Artan Grubit, lidhur me keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore, duket se ka krijuar një tjetër front përplasjeje brenda vetë BDI-së, sipas disa mediave në gjuhën maqedonase.
None found
Portali Bulevar.mk raporton se, ndërsa drejtuesit e partisë tregohen të kujdesshëm në deklaratat e tyre, nga kampi i Grubit po artikulohen gjithnjë e më fort pretendimet se ish-zëvendëskryeministri është braktisur dhe duhet ta përballojë i vetëm betejën e tij.
Sipas portalit Lideri.mk, aktivisti i lartë i BDI-së, Artin Spahiu, ka deklaruar publikisht se Grubi është lënë pa mbështetje në këtë përballje dhe pa “zërin dhe aktivitetin e organizatës sonë”.
Kritikat e Spahiut drejtohen hapur ndaj udhëheqjes aktuale të partisë, të cilën ai e cilëson si “politbyro”. Ai kujton gjithashtu se disa prej anëtarëve të saj i siguruan pozitat me përkrahjen e Grubit, pas kongresit partiak të mbajtur në dhjetor të vitit 2019 dhe zgjedhjeve të brendshme që pasuan.
Në reagimin e tij, Spahiu vë theks të veçantë te ndryshimi i sjelljes së funksionarëve ndaj Grubit.
“Dikush e thërriste ‘shef’, dikush ‘vëlla’, dikush ‘king’, kurse shumica ishin ngjitur pas tij si kërmijtë në pemë”, shkruan Spahiu, duke shtuar se tashmë po bëhej e qartë “se kush është kush”./Lideri
Pensionistët në Maqedoninë e Veriut në shtator pritet të përfitojnë një rritje të re të pensioneve, e cila këtë herë…
Abissnet SuperioreKëtë javë nis “Abissnet Superiore” që çel siparin më 21 gusht me ndeshjen Vllaznia – Skënderbeu [...]Read More...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i ka dhënë një përgjigje të ashpër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, lidhur me…
Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar mëngjesin e sotëm në juglindje të Shqipërisë. Sipas të dhënave të publikuara, lëkundjet…
Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin…
Udhëheqësi kinez Xi Jinping i ka bërë thirrje popullit kinez të tregojë një “shpirt luftarak të paepur”, ndërsa ka vlerësuar…