Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot kanë votuar në zgjedhjet e shtata presidenciale.
Pas mbylljes së vendvotimeve, do të mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment kanë qenë brenda objekteve ku është votuar.
KSHZ në konferencë sot njoftoi se rezultatet e para do t’i publikojë rreth mesnatës, ndërsa raportoi për disa parregullsi të vogla.
Gjithashtu nga KSHZ theksuan se në tre vendvotime në Kumanovë, procesi i votimit është ndërprerë për më shumë se tre orë dhe i njëjti do të vazhdohet pas orës 19:00.
Vendvotimet u hapën në orën 07:00. Të drejtë vote kanë pasur 1.814.317 shtetas të regjistruar në listën zgjedhore. Në 3480 vendvotime ata kanë mundur të votojnë për një nga shtatë kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Arben Taravari dhe Maxim Dimitrevski.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i është drejtuar me letër të hapur ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari, në lidhje me…
Maqedonia e Veriut u rendit e para midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Indeksin e ri të Diversitetit të…
Është caktuar data e seancës së parë paraprake për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Seanca do të mbahet më 11 dhjetor, ku…
Deputetët e opozitës kanë kërkuar që Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) të raportojë para Komisionit…
Me përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i PS dhe me largimin më herët të Marjana Koçekut, kjo forcë…
Gjatë seancës gjyqësore në GJKKO, është lexuar deklarata e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shpjeguar arsyet përse…