Categories: maqedoni

Mbi 250 zjarrfikës vullnetarë angazhohen për sezonin veror të zjarreve

Në pistën e zjarrfikësve pranë kazermave “Goce Delçev”, në Komunën e Aerodromit, u zhvillua një formacion me pjesëmarrjen e më shumë se 250 zjarrfikësve vullnetarë. Aktiviteti, i organizuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), mblodhi përfaqësues nga të gjitha shoqatat aktive vullnetare të zjarrfikësve në vend.

Të lidhura

None found

Sipas DMSH-së, qëllimi i formacionit ishte përcaktimi i numrit të saktë të zjarrfikësve vullnetarë të gatshëm për t’u angazhuar në mënyrë të organizuar në shuarjen e zjarreve në hapësira të hapura gjatë verës, si pjesë e Ekipeve të Reagimit të Shpejtë të DMSH-së.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, njëherësh komandant i Forcave të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Stojançe Angelov, iu drejtua pjesëmarrësve duke paraqitur planet dhe pritjet për sezonin e ardhshëm të zjarreve. Në njoftimin e DMSH-së thuhet se gjatë aktivitetit u prezantua edhe struktura e re e brendshme dhe hierarkia, me synim forcimin e koordinimit, komandimit dhe përfshirjes më efikase të zjarrfikësve vullnetarë në sistemin e zjarrfikjes.

Pas përfundimit të formacionit, u organizua një takim pune në ambient të hapur, ku zjarrfikësit vullnetarë ndanë përvojat, qëndrimet dhe propozimet e tyre për avancimin e funksionimit të sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit gjatë stinës së verës.

të fundit

Arsyeja e goditjes së Bellingham ndaj lojtarit argjentinas zbardhet, anglezi përballet me dënim të ashpër

Pas ndeshjes gjysmëfinale midis Argjentinës dhe Anglisë, ndodhi një incident në të cilin aktori kryesor ishte ylli anglez, Jude Bellingham.Bellingham…

3 minutes ago

Mateo Borri dhe Brikena Selmani nuk ndiqen më në Instagram, rikthehen dyshimet për raportin e tyre

Mateo Borri dhe Brikena Selmani janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pasi fansat kanë vënë re se ata nuk…

7 minutes ago

Takim i brendshëm në LDK, Manaj: Thirrja e Kuvendit varet nga verifikimi i firmave

Në selinë e Lidhja Demokratike e Kosovës po mbahet një takim i brendshëm i partisë. Në selinë e LDK-së janë…

12 minutes ago

Hoxha në Kuvend: Pagesat e subvencioneve nisin pas rebalancit, së shpejti hapet sistemi për aplikimet e vitit 2026

Në seancën e sotme parlamentare, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve…

12 minutes ago

Naim Miftari i përgjigjet ministres serbe: UÇK-ja nuk u lejua të luftonte me armatim ushtarak

“Persona non grata”, u shpall nga Kosova, ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq. Paunoviq ka…

22 minutes ago

Prishtina prezanton Assane Diattan si përforcimin e radhës

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e Assane Diattas, duke shtuar një tjetër përforcim në organikën e skuadrës për sezonin…

23 minutes ago