Categories: maqedoni

Mbi 1000 pacientë me kancer të gjirit janë trajtuar në Maqedoninë e Veriut

Kanceri i gjirit vazhdon të konsiderohet një prej problemeve më serioze të shëndetit publik në kohën e sotme, pasi çdo vit prek një numër të madh grash në mbarë botën. Edhe pse janë arritur përparime të rëndësishme në diagnostikim dhe trajtim, kjo sëmundje mbetet ndër shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë te gratë, veçanërisht në rastet kur zbulohet me vonesë.

Kirurgu specialist Nexhati Jakupi deklaroi se rreth 40 vite më parë, në Maqedoni, në Kosovë dhe në një pjesë të jugut të Serbisë kishte vetëm 100 raste të kancerit të gjirit. Sipas tij, tani në vitin 2026, vetëm në Maqedoninë e Veriut janë trajtuar mbi 1000 raste me kancer të gjirit, ndërsa shtoi se ekziston edhe një numër i konsiderueshëm pacientësh që nuk arrijnë të marrin trajtim.

Të lidhura

None found

Sipas Jakupit, tre janë faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e kancerit të gjirit: faktorët ambientalë, faktori gjenetik dhe ndikimi i medikamenteve.

Ai theksoi se zbulimi i hershëm është thelbësor për trajtimin e kësaj sëmundjeje, pasi në stadet fillestare kanceri i gjirit është i trajtueshëm dhe madje, siç u shpreh ai, mund të ketë edhe shërim të plotë 100 për qind. Në anën tjetër, në fazat më të avancuara, edhe efekti i terapisë është më i ulët.

Jakupi bëri të ditur se ndër shenjat kryesore të kancerit të gjirit janë ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, si dhe shfaqja e një topthi apo ngurtësie. Ai nënvizoi gjithashtu se kontrollet e rregullta duhet të kryhen si nga gratë, ashtu edhe nga burrat.

Sipas tij, kontrolli duhet të nisë fillimisht nga vetë personi në shtëpi, duke ruajtur higjienën personale dhe duke kontrolluar gjitë rregullisht. Më pas, faza e dytë përfshin vizitën te mjeku amë, qoftë ai i përgjithshëm apo gjinekologu, ndërsa më tej rekomandohen ekzaminimet te specialistët përkatës, si radiologu, onkologu dhe kirurgu, përmes ehografisë së hershme dhe mamografisë. Ai apeloi që personat të cilëve u takon skreningu t’u përgjigjen ftesave për skrening, në mënyrë që sëmundja të zbulohet sa më herët ose të shmanget çdo mundësi për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Jakupi theksoi po ashtu se mosha e të prekurve nga kanceri i gjirit është në rënie të vazhdueshme. Sipas tij, kjo sëmundje nuk prek më vetëm personat mbi 50 vjeç, por po paraqitet edhe te të rinjtë, madje edhe në moshën e pubertetit. /Shenja

të fundit

LSDM kërkon shkarkimin e Ivan Stoilkoviqit për pjesëmarrjen në fushatën e Vuçiqit

LSDM kërkon shkarkimin e menjëhershëm të ministrit Ivan Stoilkoviq, duke e akuzuar atë për pjesëmarrje në fushatë politike në Serbi…

31 seconds ago

Fotoja nga takimi i Procesit të Berlinit bashkon katër shqiptarë, ministrja serbe mungon

Një fotografi e përbashkët nga takimi ministror në kuadër të Procesit të Berlinit që po mbahet në Cetinje të Malit…

53 seconds ago

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Bardhi: E paralajmëruam më herët, krimi i organizuar ka kapur institucionet

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka folur pasi Kuvendi nuk lejoi debat për arrestin ndaj ish-shefes së…

3 minutes ago

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim për rastin e pengimit të drejtësisë

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ia kanë vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi në rastin ku…

6 minutes ago

Zakonisht qëndroj lakuriq në shtëpi, ishte një gabim fatal”, mësuesi në Itali dërgon pa dashje foto intime në grupin e nxënësve

Një mësues i shkollës së mesme në Ravena të Italisë është i tronditur dhe i turpëruar pasi e gjeti veten…

11 minutes ago

Largimi i papritur i Ronaldos nga Portugalia, Jesus dhe Proença e ndoqën deri në aeroport

Lajmi kryesor në qarqet sportive gjatë ditës së djeshme dhe sot (e enjte) është largimi i papritur i Cristiano Ronaldos…

16 minutes ago