maqedoni

Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Gara është shumë e ngushtë mes kandidatëve në komunat urbane.

Mbi 1 milion votues kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve -KSHZ njoftoi se procesi zgjedhor në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa. Informatat flasin se po zhvillohet një proces zgjedhor i qetë dhe demokratikë”, thuhet në KSHZ.

Të lidhura

None found

Zgjedhjet për kryetar komune mbahen në 32 komuna si edhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa zgjedhja e këshilltarëve përsëritet në tre qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë për shkak të parregullsive të identifikuara në votimin e rrethit të pare me 19 tetor. Sipas Kodit zgjedhor, në balotazh përballen vetëm dy kandidatët me numër më të madh të votave nga rrethi i parë zgjedhor.

MPB evidenton shkelje të heshtjes zgjedhore

Gjatë heshtjes parazgjedhore deri në hapjen e vendvotimeve, janë regjistruar 10 raportime për shkelje të heshtjes zgjedhore. Tre në zonën e Shkupit , Ohrit dy në zonën e Shtipit dhe nga një në zonën e Tetovës dhe Manastirit. Përveç kësaj, gjatë heshtjes zgjedhore janë regjistruar 19 postime në rrjetet sociale, që i referoheshin një thirrjeje për të votuar për kandidatë të caktuar, si dhe videove dhe fotografive të publikuara nga aktivitetet partiake.

Në zyrën e Avokatit të Popullit në ditë e votimit po funksionojnë linja falas e telefonit ku qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore. Siç njoftoi zyra e Ombudsmanit, përveç zyrës kryesore në Shkup do të jenë gjithashtu të hapura edhe zyrat rajonale të Avokatit të Popullit në Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Shtip, Strumicë dhe Tetovë, me qëllim që qytetarëve t’u ndihmohet në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore.

Garë e ngushtë mes kandidatëve në komunat urbane

Në qytetin e Shkupit gara po zhvillohet midis kandidatit të VMRO-DPMNE-së Orce Gjeorgjievski dhe kandidatit të opozitës nga e “Majta” Amar Micinoviç. Të pyetur qytetarët kryeqytetit thonë, se “qyteti i Shkupit ka nevojë për një udhëheqës pragmatik, ta shndërroj qytetin në metropol të vërtetë, deri më tani Shkupi po humb në përpjekjet për tu bë metropol”. Një qytetar tjetër shpjegon, pse nuk do të votoj në Shkup. “Sepse anjëri prej kandidatëve nuk më ka bindur se dëshiron të mirën qytetit, ka patur shumë premtime që për mua janë të parealizueshme.”

Garë e ngushtë po zhvillohet edhe në komunën e Tetovës ku garon kryetari aktual Bilall Kasami kundrejt rivalit të tij nga rradhët e BDI-së Bajram Rexhepi. Në komunën e Kërçovës në balotazh janë kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Në raundin e parë të zgjedhjeve në epërsi ka qenë kandidati i VMRO-s, por nga kampi politik i kandidatit shqiptar presin që kjo epërsi të përmbyset meqë për raundin e dytë ka ardhë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga diaspora për të votuar. Edhe në qytetin e Strugës po zhvillohet një betejë e barabartë midis kandidatit të pavarur Mendy Qyra dhe rivalit të tij nga rradhët e BDI-së.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pret që rezultatet e para preliminare të dalin nga mesnata, por nga shtabet e partive politike rezultatet i publikojnë shumë më herët./ DW

të fundit

Humb jetën në det një 50-vjeçar në plazhin e Durrësit

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen e kësaj të marte në plazhin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari është nxjerrë…

2 minutes ago

Toshkovski kërkon bashkëpunim dhe mbështetje konkrete për përballimin e migracionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot iu drejtua të pranishmëve në hapjen e Takimit të Përfaqësuesve të Lartë…

19 minutes ago

Dy prindër të vrarë në Groningen, 15-vjeçarja nën dyshim edhe për dërgimin e fotove nga skena e krimit te shokët e klasës

Holanda është tronditur nga një ngjarje e rëndë në Groningen, ku një vajzë 15-vjeçare është vënë në pranga, e dyshuar…

22 minutes ago

Dembele shpërthen ndaj Irakut dhe nxjerr në pah arsenalin ofensiv të Francës

Sulmuesi i Francës, Ousmane Dembele, më në fund gjeti ritmin e tij në fitoren 3-0 ndaj Irakut, duke dëshmuar edhe…

22 minutes ago

Madridi në alarm, zjarr i fuqishëm në kullën Moeve, evakuohen qindra persona

Një shpërthim i fuqishëm, i pasuar nga flakë të mëdha, përfshiu këtë pasdite qendrën e biznesit Cuatro Torres në Madrid,…

23 minutes ago

Government approved the 2026 budget revision

Qeveria e RMV-së me propozimin e Ministrisë së Financave, sot i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit për vitin 2026,…

27 minutes ago