maqedoni

Marrëveshja e Prespës/ Mickoski: Greqia s’po e respekton, kemi standarde të dyfishta

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski thotë se Marrëveshja e Prespës e nënshkruar mes vendit të tij dhe Greqisë nuk po respektohet nga kjo e fundit.

Në një intervistë për Al Jazeera, Mickosku tha se pavarërisht bindjes personale që ka ai për emrin e ri kushtetues të vendit, tashmë po respektohet Marrëveshja e Prespës dhe çdo komunikim po bëhet me shtojcën Maqedonia e Veriut.

‘Nuk pajtohem me konstatimin tuaj se nuk e respektoj Marrëveshjen e Prespës. Unë nuk jam i kënaqur me atë marrëveshje, ju e dini se si u kalua ajo marrëveshje në Kuvend, kur deputetët tërhiqnin për veshi njëri-tjetrin, e paraprakisht u mbyllën dhe u burgosën, u shantazhuan për të votuar atë që ndodhi atëherë.

Por kështu funksionon, ky është realiteti. Unë edhe vetë kam thënë para katër vitesh se kjo marrëveshje është realitet, pavarësisht se kam pësuar sulme të mëdha politike nga e djathta ekstreme apo e majta, si të doni në Maqedoni.

Kështu që respektoj gjithçka që përmban marrëveshja, i gjithë komunikimi zyrtar, formal, institucional është absolutisht me shtojcën’, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Sipas MickoskiT, Greqia nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës, ndërsa shtoi se përdoren standarde të dyfishta.

‘Pyetja e vërtetë është përse pala tjetër nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës dhe çfarë ka bërë pala tjetër që është pjesë e Marrëveshjes së Prespës, këtu kam parasysh fqinjin tonë jugor, Republikën e Greqisë.

Respekti është rrugë me dy kahje, duhet të sillemi ashtu, nuk duhet të kemi standarde të dyfishta, duhet të kemi marrëdhënie të bazuara në parime, unë si njeri jam njeri me parime dhe kështu do të vazhdoj të sillem edhe në jetë, pavarësisht nëse dikujt i pëlqen kjo apo jo’, tha ai.

Kryeministri Mickoski theksoi se nëse analizohet mirë Marrëveshja e Prespës do të vërehet se pala maqedonase ka bërë shumë më tepër se ajo të cilën e përmban marrëveshja, duke theksuar se sjellja e Greqisë nuk ka pjekuri sepse përveç asaj deklaratives nuk jep mbështetje thelbësore për integrimin e Maqedonisë brenda institucioneve euroatlantike.

‘Pres marrëdhënie të mira fqinjësore me fqinjin tonë jugor. Ky lloj marrëdhënieje nuk është i pjekur.

Mendoj se nëse kontrata analizohet dhe lexohet siç duhet, do të vërehet se kemi bërë shumë më tepër se sa jemi të detyruar. Jo vetëm me marrëveshjen e Prespës por edhe me gantogramin e aktiviteteve për zbatimin e saj.

Po e përsëris atë se pyetja e vërtetë është se çfarë ka bërë fqinji ynë në jug.

E përmendët mbështetjen nga ana e Greqisë për integrimin e Maqedonisë në institucionet euroatlantike, përveç deklaratives, mbështetje thelbësore as nuk kam parë, e as qytetarët në vendin tonë kanë ndjerë diçka të tillë, e mos të flas për retorikën ofenduese Skopjanos, Skopja, e mos të flasim për mosmiratimin e memorandumeve brenda Kuvendit në pesë vitet e fundit’, tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski përkujtoi se gjatë shtatë viteve të fundit qytetarët kanë qenë viktima të sjelljeve nënshtruese nga pushteti i kaluar, për të cilin, siç tha ai, nuk kanë bërë asgjë të mirë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

‘Ja nëse tani jam unë problemi, çfarë ka ndodhur në pesë vitet e fundit.

Qytetarët e Maqedonisë dhe vetë shteti, për fat të keq, janë viktima të sjelljeve nënshtruese gjatë shtatë viteve të fundit të qeverisjes së kaluar, e cila nuk bëri absolutisht asgjë të mirë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Për më tepër, qëndrimi abuziv i një pjese të madhe të fqinjëve tanë ndaj Maqedonisë, ndaj popullit maqedonas, fjalë për fjalë nuk solli asgjë të mirë për të ardhmen e qytetarëve.

Dhe ajo që është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe dua të përmend se prisja pak më shumë nga fqinji ynë jugor se si duhet të funksionojë kjo rrugë dykahëshe’, theksoi ai.

Kryeministri Mickoski është decid dhe ka deklaruar se kjo qeveri nuk do të përkulë kurrizin, nuk do të lejojë poshtërim, por do të ndërtojë marrëdhënie parimore të bazuara në rrugë të dyanshme, marrëdhënie të mira fqinjësore, ura dhe zgjidhje të problemeve të brendshme, sepse kjo është ajo të cilën qytetarët e presin nga kjo Qeveri.

‘Ne nuk do të thejmë kurrizin, nuk do të tërhiqemi, nuk do të poshtërojmë veten, nuk do të valëvitim flamujt evropian dhe të NATO-s në njërën dorë dhe nga ana tjetër të vjedhim nga qytetarët dhe shteti.

Ne do të kemi një marrëdhënie të bazuar në parime me rrugë të dyanshme, marrëdhënie të mira fqinjësore, ndërtim të urave dhe zgjidhje të problemeve të brendshme. Kështu presin qytetarët nga kjo Qeveri’, deklaroi Mickoski.

të fundit

Horoskopi 15 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te…

7 hours ago

“Me Nuredin Dumanin kishte konflikt personal”, avokati i Altin Ndocit: Kishte marrë kërcënime me jetë, ka prova për këtë

Avoakti i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, Aldo Shkëmbi në…

7 hours ago

Protestat në Iran/ Kush është 26-vjeçari Erfan Soltani, që thuhet se do përballet me ekzekutim

Një i ri i arrestuar në valën aktuale të protestave në Iran është dënuar me vdekje dhe i është thënë…

7 hours ago

Përse Altin Ndoci zgjodhi arratinë? Flet avokati i ‘autorit’ të 4 vrasjeve: Besim tek drejtësia nuk ka

Avokati i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, ka folur për…

8 hours ago

VIDEO/ E paprecedentë, tjetër sherr i futbollistit të Kombëtares me trajnerin për zëvendësimin

Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon…

8 hours ago

A e përmbyti Porto Romanon hapja e rezervuarve të kodrave?! Si u la në mëshirë të fatit sistemi ujor

Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur…

8 hours ago