Categories: maqedoni

Maqedonia përballet me rënie të regjistrimeve, rreth 4.900 nxënës më pak në klasë të parë

Rreth 4.900 fëmijë më pak pritet të ulen këtë shtator në bankat e klasës së parë, krahasuar me vitin e kaluar. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, bëri të ditur se kjo shifër ende nuk është përfundimtare, pasi procesi i regjistrimit nuk ka përfunduar.

Të lidhura

None found

Janevska deklaroi se ulja e numrit të nxënësve po vërehet si në arsimin fillor, ashtu edhe në atë të mesëm. Sipas saj, në shkollat e mesme ka më pak nxënës këtë vit, por rënia nuk është drastike, ndërsa në arsimin fillor ndryshimi është shumë më i madh.

“Numri i studentëve po zvogëlohet, duke pasur parasysh se kemi gjithnjë e më pak nxënës edhe në shkollat fillore dhe të mesme. Këtë vit numri i nxënësve në shkollat e mesme është ulur, por jo në mënyrë drastike. Këto shifra nuk janë përfundimtare, sepse kemi edhe afatin e tretë të regjistrimit në gusht, por numri në shkollat fillore është ulur ndjeshëm dhe jemi në një përqindje me mbi 4.000 fëmijë më pak se vitin e kaluar”, tha ministrja.

Ajo shtoi se të dhënat zyrtare janë publikuar edhe nga Enti i Statistikave dhe se, pavarësisht regjistrimeve të ardhshme, numri përfundimtar do të mbetet dukshëm më i ulët.

“Më vjen keq që duhet ta them, por ky është fakt, këtë e ka publikuar edhe Enti i Statistikave. Bëhet fjalë për rreth 4.900 nxënës të klasës së parë më pak nga viti i kaluar deri këtë vit. Sado që të regjistrohen, edhe nëse regjistrohen edhe dy mijë të tjerë, do të kemi së paku 3.000 nxënës të klasës së parë më pak. Këtë trend e presim edhe vitin e ardhshëm, gjë që është dëshpëruese për këtë vend”, u shpreh Janevska.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago