Ministria e Financave ka nisur procedurat për një huamarrje të re prej 1,3 miliardë eurosh, pas miratimit të vendimit nga Qeveria.
None found
Sipas dikasterit që drejtohet nga ministrja Gordana Dimitrievska-Koçoska, fondet pritet të merren në tregun ndërkombëtar gjatë vitit të ardhshëm. Megjithatë, data e realizimit të huamarrjes ende nuk është përcaktuar, pasi do të varet nga kushtet që do të ofrojë tregu. Mjetet do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve të mëparshme.
Ministria e Financave bëri të ditur se paratë do të shërbejnë për financimin e deficitit buxhetor të vitit 2027, si dhe për pagesën e borxheve që maturohen nga huamarrjet e mëparshme. Në këtë shumë përfshihet edhe Euroobligacioni i emetuar në vitin 2023, i cili arrin afatin e shlyerjes në vitin 2027.
Sipas Ministrisë, huamarrja e planifikuar është në përputhje me Strategjinë Fiskale dhe Strategjinë për Borxhin Publik.
Vendimi është kundërshtuar nga LSDM-ja, e cila pretendon se fondet po sigurohen për qëllime zgjedhore dhe se arka e shtetit është bosh. Partia e drejtuar nga Venko Filipçe deklaron se gjatë 35 viteve të fundit të gjitha qeveritë kanë marrë borxh në vlerën e 8 miliardë eurove, ndërsa Qeveria e Mickoskit, sipas saj, ka shtuar borxhin me 4 miliardë euro brenda dy vitesh.
Të dhënat zyrtare për vitin 2026 tregojnë se borxhi publik i Maqedonisë së Veriut ka kaluar 10.7 miliardë euro, duke përbërë rreth 60% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).
Kosova ka bërë të ditur votimin e saj për çmimin prestigjioz “Topi i Artë 2026”, me përfaqësues Bajram Shalën, menaxherin…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizatat e punëdhënësve, sindikatat dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP) sot nënshkruan Programin…
Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të…
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur dyshime të bazuara mirë se Jeton Sylaj ka kryer veprën penale “Kanosja” ndaj ish-bashkëshortes…
Vera e nxehtë e vitit 2026 në Evropë i kushtoi jetën rreth 50.000 njerëzve, sipas vlerësimeve të studiuesve britanikë, duke…
Kylian Mbappe ka kërkuar falje publike ndaj popullit kinez, pas reagimit të ashpër që shkaktoi një deklaratë e tij gjatë…