Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, popullsia aktive në Maqedoninë e Veriut u rrit me 0,8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Në të njëjtën kohë, numri i të papunëve shënoi një rënie prej 1,5%.
None found
Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se popullsia aktive arrin në 798.718 persona. Prej tyre, 708.698 janë të punësuar dhe 90.020 të papunë. Shkalla e aktivitetit rezulton 52,5%, ajo e punësimit 46,6%, ndërsa papunësia është në nivelin 11,3%.
Mes personave të papunë, burrat përbëjnë 63,6% të totalit, ndërsa gratë 36,4%.
Edhe punësimi ka shënuar rritje, me 1% më shumë persona të punësuar. Në këtë grup, 57,7% janë burra dhe 42,3% gra.
Statistikat për tremujorin e dytë të vitit 2026 evidentojnë 101.022 persona të punësuar në mënyrë joformale, shifër kjo që është rritur me 7,2% kundrejt tremujorit pararendës.
Enti Shtetëror i Statistikës sqaron se kjo rritje lidhet kryesisht me shtimin e punësimit joformal në bujqësi, pylltari dhe peshkim. Në këta sektorë janë regjistruar 51.487 persona, ose 51% e të gjithë të punësuarve në mënyrë joformale. Ndërkohë, ndërtimtaria përfshin 17,2% të këtij grupi.
“Kjo strukturë tregon se aktivitetet sezonale në këta dy sektorë kanë ndikim kyç në lëvizjet tremujore të punësimit joformal”, theksojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Kandidati Visar Memeti ka votuar sot në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat po mbahen më 8 nëntor. Përmes…
Papa Leoni XIV do të nisë të hënën vizitën e tij të parë zyrtare në Argjentinë, në një udhëtim që…
Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer sulme të kufizuara ajrore ndaj një sistemi kundërajror iranian në…
Një avion ushtarak amerikan ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se kishte tentuar të…
Alarm për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë…