Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar Ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile, i cili është përgatitur me iniciativë të zëvendëskryeministres për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska.
Nga Qeveria thonë se miratimi i këtij ligji jep dritën jeshile për futjen e një mekanizmi shtesë kundër korrupsionit në legjislacionin e RMV-së, me qëllim arritjen e rezultateve më të mëdha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pra për t’u përballur më efektivisht me mosndëshkimin dhe blerjet e paligjshme të pasurisë.
“Ligji për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile ka për qëllim mbrojtjen e interesit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të pengohet çdo përfitim nga pasuria, e cila në procedurën sipas këtij ligji do të konstatohet se nuk është fituar nga burimet ligjore. Ky ligj kufizon të drejtën e pronës në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe praktikën e GJEDNJ-së për këtë lloj konfiskimi”.
“Ky ligj nuk është zëvendësues i konfiskimit në procedurë penale, por është instrument dhe mekanizëm shtesë ndihmës. Është veçanërisht e rëndësishme që ligji parasheh mundësinë që prona e konfiskuar në procedurë civile të përdoret për realizimin e nevojave dhe qëllimeve shoqërore në shoqëri”, thonë nga Qeveria.
Një plagosje e lehtë me thikë ka ndodhur në qytetin e Kavajës pas një sherri për motive banale mes dy…
Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, në dalje të qytetit të Bulqizës në drejtim të Dibrës. Sipas…
Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe…
Ditën e sotme, të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët…
Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet R.B. është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Mësohet se i riu, gjatë një konflikti…
Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të…