Categories: maqedoni

Maqedoni, pesë ministri dhe partnerë të tjerë nisin veprime të përbashkëta kundër dhunës mes të rinjve

Për të frenuar dhunën mes të rinjve, institucionet publike në Maqedoni kanë shtuar angazhimin përmes një koordinimi më të fortë ndërmjet tyre. Pesë ministri, bashkë me organizata dhe partnerë të tjerë, firmosën një deklaratë të përbashkët që synon rritjen e sigurisë në shkolla, nxitjen e komunikimit pa dhunë, përforcimin e sigurisë digjitale dhe mbështetjen e shëndetit mendor tek të rinjtë.

Sipas autoriteteve të arsimit, edhe pse dhuna nuk mund të zhduket tërësisht, ajo mund të reduktohet ndjeshëm nëse zbatohen masa të bashkërenduara dhe ndryshime ligjore që garantojnë më shumë mbrojtje dhe mirëqenie për nxënësit.

Të lidhura

None found

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi: “Kemi bërë ndryshime ligjore që i detyrojnë shkollat të planifikojnë aktivitete për të promovuar mirëqenien e nxënësve, mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi, si dhe për të përmirësuar komunikimin dhe respektin e ndërsjellë. Kemi forcuar shërbimet profesionale dhe kemi rivendosur detyrat e gatishmërisë së mësuesve gjatë festave”.

Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, theksoi se synimi i institucioneve është të veprojnë në mënyrë parandaluese ndaj dhunës tek të rinjtë, duke rritur besimin mes nxënësve, duke nxitur komunikimin pa dhunë, duke forcuar sigurinë digjitale dhe duke mbështetur mbrojtjen dhe shëndetin mendor.

“Qëllimi ynë është të veprojmë në mënyrë parandaluese, përmes forcimit të besimit mes nxënësve, promovimit të komunikimit pa dhunë, sigurisë digjitale, mbrojtjes dhe shëndetit mendor, si dhe krijimit të një mjedisi ku çdo i ri do të ndihet i sigurt dhe i respektuar”, potencoi Fatmir Limani – ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

Rastet e fundit të dhunës në shkollat e vendit kanë shtuar ndjeshëm shqetësimet për sigurinë e fëmijëve. Ndër incidentet më të rënda përmenden keqtrajtimi i një 13-vjeçareje në Gjorçe Petrov nga bashkëmoshataret e saj, kërcënimet ndaj nxënësve përmes rrjeteve sociale në Manastir, si edhe plagosja me thikë e një nxënësi në Hasanbeg të Shkupit.

Këto ngjarje kanë nxitur reagim institucional dhe kanë vënë në pah nevojën për masa më të forta për të parandaluar dhunën mes të rinjve.

të fundit

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, pritet të ekstradohet drejt Italisë

Shtetasi Bekim Nikolli 48-vjeç, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për shfrytëzim…

3 minutes ago

The Albanian Alliance held its first Assembly and elected its new leadership

Lidhja Shqiptare ka zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Strugë mbledhjen e parë konstituive të Kuvendit të partisë, ku u…

3 minutes ago

He lost his life after falling on the rocks near Ura e Vashës! This is 33-year-old Erkin Lika, a member of the Albanian search-and-rescue group

Personi në foto është Erkin Lika, anëtari i grupit të kërkim-shpëtimit shqiptar që humbi jetën tragjikisht, pasi u rrëzua nga…

4 minutes ago

Mother of one of the girls who assaulted the 17-year-old: My daughter needs treatment, the school administration told us to “disappear”

Nëna e një prej vajzave të cilat dhunuan një 17-vjeçare para pak ditësh, ka kërkuar që e bija të kurohet.…

4 minutes ago

Autopsy identifies asphyxiation as cause of death of 43-year-old American woman in Ireland, 28-year-old partner fled to Turkey before the crime was discovered

Zhvillime të reja janë bërë publike për vrasjen e 43-vjeçares amerikane Jamie Carney, e cila u gjet pa shenja jete…

4 minutes ago

Reuters analysis: How the absence of Iran’s Mojtaba Khamenei is becoming a burden for the Islamic Republic

Reuters ka publikuar një analizë mbi mungesën e Mojtaba Khameneit, duke e cilësuar atë si një mister që po thellohet…

4 minutes ago