Qeveria hungareze nën drejtimin e Péter Magyar do të shqyrtojë dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike në rastin e huasë një miliardë euro që banka shtetërore “Eximbanka” i akordoi Maqedonisë së Veriut.
None found
Njoftimi u bë dje nga vetë Magyar, i cili sipas raportimeve të mediave hungareze bëri të ditur se kredia për Maqedoninë e Veriut bën pjesë në katër rastet problematike të lidhura me “Eximbank”-un. Për këto çështje, Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka depozituar tashmë kallëzimet përkatëse.
“Të enjten, Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ngriti katër padi për mashtrim të dyshuar me një vlerë totale që arrin një mijë miliardë forinta, në katër episode të veçanta. Të gjitha kanë në qendër veprimtarinë e ‘Eximbank’-ut,” deklaroi Magyar.
Ai vuri në dukje se financimi u sigurua në kushte jashtëzakonisht të leverdisshme, me një normë interesi prej vetëm 3,25 për qind.
Sipas tij, për shkak të diferencës së interesit, kjo hua do t’i rëndojë arkës së shtetit hungarez me 90 miliardë forinta, shifër që konvertohet në rreth 248 milionë euro.
“Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 90 miliardë forintash mbi buxhetin e Hungarisë, teksa shteti hungarez, nën drejtimin e ekzekutivit të Orbanit, mori përsipër një garanci të plotë 100 për qind për kredinë,” theksoi Magyar.
Ai shtoi gjithashtu se interesi i ofruar Maqedonisë nga “Eximbanka” shtetërore është dukshëm më i ulët se normat me të cilat bizneset dhe qytetarët hungarezë marrin hua në vend./INA/
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…
Drilon Hazrollaj ishte një nga emrat më premtues të futbollit të Kosovës. Paraqitjet e shkëlqyera me Malishevën, golat e shumtë…
Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…
Është zgjidhur misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. 46-vjeçari Ismet Habili…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…