LSDM reagoi ndaj konferencës së përbashkët për shtyp të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, duke akuzuar këtë të fundit se kishte mashtruar qytetarët me pretendimet për tradhti. Sipas partisë, Brukseli konfirmoi qartë identitetin dhe gjuhën maqedonase.
None found
Nga LSDM rikujtuan se Von der Leyen deklaroi në Shkup, në selinë e Qeverisë, se vendi është në BE dhe se ka mbetur vetëm një hap për hapjen e klasterit të parë, Bazat. Ata theksuan se presidentja e Komisionit Evropian tha gjithashtu se Evropa e pret Maqedoninë e Veriut me identitetin dhe gjuhën e saj, pasi kultura dhe gjuha e bëjnë Unionin më të pasur.
Socialdemokratët vlerësuan se pikërisht këtë deklaratë Mickoski e kishte paraqitur gjatë fushatës si tradhti, duke përdorur sloganet “Kurrë Veriu”, “Heqja e Marrëveshjes së Prespës” dhe “Kthimi i emrit”.
LSDM theksoi se Von der Leyen e tha qartë para kamerave: “Ju presim me identitetin dhe gjuhën tuaj”. Nga kjo parti pyetën se çfarë ka mbetur nga patriotizmi i pretenduar.
“Pasaporta bullgare në radhët e OBRM-PDUKM-së. Kompani në Bullgari. Dhe akuza se tjetri po punon me urdhër të Radevit. Latas – Goebbels”, deklaruan nga LSDM.
Sipas tyre, hapi i kërkuar nga Bashkimi Evropian nuk nënkupton dorëzim, pasi Bazat përfshijnë gjyqësorin, prokurorinë dhe luftën kundër korrupsionit.
“Ky është i njëjti hap që Mickoski e ka bllokuar për dy vjet e gjysmë. Afati i dytë ka kaluar, ndërsa 1 qershori ishte një premtim që nuk u shoqërua me asnjë zë të vetëm”, deklaruan nga partia.
LSDM shtoi se qëndrimi “jo me çdo kusht” nuk lidhet me gjuhën apo identitetin, por me një hetim dhe frikën nga përgjegjësia. Sipas tyre, partia e kishte thënë këtë edhe para zgjedhjeve, ndërsa tani të njëjtin qëndrim e konfirmoi edhe Von der Leyen.
Von der Leyen deklaroi se Bashkimi Evropian do ta mirëpresë Maqedoninë “me identitetin dhe gjuhën e saj”, duke nënvizuar se kultura dhe gjuha maqedonase mund ta pasurojnë Unionin./Telegrafi/
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…