maqedoni

LSDM: VMRO-DPMNE po zhyt në borxhe komunat që drejton

Në vend që të punojnë në interes të qytetarëve dhe t’i realizojnë projektet e premtuara, ajo që kryetarët e VMRO-DPMNE-së bëjnë është futja në borxhe dhe partizimi i komunave, thuhet në reagimin e sotëm të LSDM-së.

“VMRO-DPMNE dhe Orce Gjorgjievski për vetëm 1 vit e 3 muaj ia rritën borxhin komunës së Kisella Vodës për 40 milionë denarë.

Rritje të borxhit dhe tentativa për huamarrje shtesë përmes obligacioneve komunale ka edhe në rreth dhjetë komuna të tjera të udhëhequra nga kryetarët e VMRO-DPMNE -së.

Por paratë e huamarrjes, në vend që të shpenzohen për projekte dhe politika, shpenzohen në mënyrë joproduktive për punësimin e kuadrove partiake nëpër komuna”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se Komuna e Gazi Babës do të shpenzojë mbi 220.000 euro për punësim të përkohshëm, komuna e Aerodromit do të shpenzojë pesë milionë denarë për të njëjtin qëllim, ndërsa me miliona denarë për punësim do të shpenzojnë komuna e Koçanit, Ilindenit, Velesit./ina

Tags: LSDMvmro

të fundit

“Për`puthen” e merr Neda Balluku dhe Megi Pojani, ja cilët janë dy opinionistët e rinj

Sezoni i ri i “Për’puthen” po troket, dhe lajmi se kësaj here nuk do të ketë kufi moshe u përhap…

4 minutes ago

Pas viktimave në Kiev, Ukraina hakmerret me një goditje ndaj infrastrukturës ruse

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të…

14 minutes ago

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët, 60% studentëve kanë zgjedhur të aplikojnë në shtet

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para…

32 minutes ago

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë

Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih,…

58 minutes ago

Kokrra e fasules i bllokoi rrugët e frymëmarrjes, fëmija nga Korça dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i…

1 hour ago

Vrasja e 61-vjeçarit në Shkodër, zbulohet shkaku i konfliktit mes viktimës dhe autorit

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Abat të njësisë administrative Shalë, mbrëmjen e sotme, ku një 61-vjeçar u vra me…

2 hours ago