“Është e turpshme që deputetët e VMRO-së dhe “Të Majtës” nuk e votuan në Kuvend Ligjin e ri për përdorimin e gjuhës maqedonase”, akuzojnë nga LSDM.
“Ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase ofron bazë ligjore për miratimin e Strategjisë nacionale për gjuhën maqedonase, zgjerohen fushat për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj çirilik, si dhe fushëveprimi i lektorit.
VMRO-DPMNE dhe “E Majta” treguan mosrespektim të skajshëm ndaj gjuhës së tyre dhe edhe një herë konfirmuan hipokrizinë e tyre, nga njëra anë manipulojnë se gjuha maqedonase është e rrezikuar, se do të bëhet dialekt bullgar, dhe nga ana tjetër nuk e votojnë ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase.
Me LSDM-në mbrohet gjuha maqedonase. Dëshmia më e fortë se gjuha maqedonase është e njohur nga BE-ja, me formulim të pastër pa shtesa dhe fusnota, është marrëveshja e Fronteks-it, për ratifikimin e së cilës as VMRO nuk votoi në Kuvend.
VMRO mbetet një parti destruktive, e cila qëndroi kundër gjuhës maqedonase, e cila punon kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së./shenja
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Paksos pasditen e së premtes, kur një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare humbi…
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në…
Sot, më 23 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 96.5…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një aksion kontrolli në tregun ushqimor…
Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në…
Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur përsëri fundjavën për të shkuar në bregdet. Në pikën e kalimit kufitar ka fluks, por…