LSDM-ja akuzon OBRM-PDUKM-në se vetëm tani ka mësuar se çfarë nënkuptojnë hetimi dhe ruajtja e konfidencialitetit të informacioneve. Sipas kësaj partie, kur Mickoski synon të kërcënojë një kundërshtar politik, ai thirret në “ndjenja” dhe kërkon hapur nisjen e hetimeve, si nga foltorja e Kuvendit, ashtu edhe përmes mediave.
None found
“Por, kur duhet zbardhur përgjegjësia për helmimin e qytetarëve në Gostivar, ‘ndjenjat’ zhduken papritur dhe çdo gjë shpallet ‘konfidenciale’ ose ‘nën hetim’. Informacionet për helmimin nuk iu bënë të ditura publikut për pesë ditë. Gjatë gjithë kësaj kohe, institucionet e kontrolluara nga OBRM-PDUKM-ja qëndruan në heshtje dhe nuk ndërmorën asgjë”, deklarojnë nga LSDM-ja.
Sipas tyre, pasi u bë e ditur se rasti ishte mbajtur i fshehtë, OBRM-PDUKM-ja po tenton ta zhvendosë debatin te “konfidencialiteti i informacionit”, në vend që të mbajë përgjegjësi. LSDM-ja pyet përse Prokuroria nuk i publikoi të dhënat e analizës së ujit, kë po mbronte, si dhe kush e helmoi ujin që hyri në rrjetin e ujësjellësit.
“Nëse OBRM-PDUKM-ja beson vërtet te hetimi dhe konfidencialiteti, duhet të sqarojë përse ministri i Shëndetësisë dhe inspektimet shëndetësore heshtën për pesë ditë. Gjithashtu, duhet të tregojë pse qytetarëve iu fshehën rezultatet e analizave”, thekson LSDM-ja.
Në reagimin e saj, partia pretendon se OBRM-PDUKM-ja ka “ndjenjë” vetëm atëherë kur duhet të sulmojë, ndërsa kur kërkohen përgjigje për paaftësinë dhe mbulimin e çështjes, gjithçka cilësohet menjëherë si “hetim” dhe “konfidenciale”. “Qytetarët e Gostivarit nuk kërkojnë arsyetime, por përgjegjësi. Ajo nuk mund të fshihet pas termave ‘konfidencialitet’ dhe ‘hetim’”, thonë nga LSDM-ja.
Sot, më 27 tetor, u hapën qendrat e votimit në Izrael, në zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit dhjetëvjeçar…
Këtë të martë, studentët pritet të mblidhen në orën 10:00, përpara Ministrisë së Arsimit, ku do të vijojnë protestën që…
Gjykata Themelore në Ferizaj është rrethuar me njësi të shumta policore. Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin e policit…
Regjim i veçantë trafiku do të jetë në fuqi sot në Shkup për shkak të vizitës së kryeparlamentares së Kosovës,…
Sot, më 27 tetor, u hapën qendrat e votimit në Izrael, në zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit dhjetëvjeçar…
Kryeministri Albin Kurti u ka dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë 72 orë për të vepruar…