LSDM e ka cilësuar rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë si një lëvizje politike, duke vlerësuar se pas saj nuk qëndrojnë reforma të mirëfillta dhe as ndryshime thelbësore në drejtimin e politikave.
Sipas partisë opozitare, në një kohë kur qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike, shtrenjtim të çmimeve dhe nivel të ulët jetese, shumica në pushtet është përqendruar te zëvendësimet e kuadrove, në vend që të merret me zgjidhjen e problemeve konkrete.
None found
Në deklaratë thuhet gjithashtu se bisedimet e paralajmëruara mes OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM nuk nënkuptojnë ndonjë kthesë reale, por paraqesin, siç pretendohet prej tyre, një tentativë për “të verbojnë publikun”.
LSDM fajëson Qeverinë për mungesë reagimi ndaj sfidave ekonomike, duke veçuar si çështje kryesore rënien e investimeve, deficitin e lartë buxhetor dhe largimin e të rinjve nga vendi.
Sipas vlerësimit të partisë, një rikonstruim pa reforma të vërteta, pa përgjegjësi dhe pa ndryshim të kursit politik nuk mund të prodhojë përmirësim të gjendjes.
“Qytetarët nuk duan ministra të rinj që do të vazhdojnë me të njëjtat politika, por rezultate konkrete dhe përgjegjësi”, deklaron LSDM.
Partia opozitare shton se thelbi i problemit nuk lidhet vetëm me zyrtarë të caktuar, por me vetë politikat që po zbaton qeveria aktuale.
Butrint Imeri ka folur hapur për jetën e tij personale, duke ndarë disa reflektime mbi dashurinë, famën dhe karrierën muzikore.…
Enes KukaEnes Kuka do të jetë lojtari më i ri i KF Trepça Mitrovicë [...]Read More...
Koncerti i reperit amerikan Kanye West, i planifikuar të mbahet të shtunën në Tiranë, është shndërruar në një nga temat…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në rrjetet e tij sociale, ku thekson se procesi i integrimit të Shqipërisë…
Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar sërish kundër politikave të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.Sipas tyre, ai edhe…
Autoritetet serbe kanë konfirmuar një vatër të re të ethes afrikane të derrave në një fermë të madhe në rajonin…