Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se “kryeministri Dimitar Kovaçevski me politikat e tij është duke e drejtuar vendin drejt anëtarësimit në BE”, ndërsa kryetarin e opozitës e akuzojnë për bllokadë.
Nga LSDM thonë se me partinë e tyre në pushtet, vendi ka nisur negociatat me BE-në me identitet të mbrojtur.
None found
“Në rrugën evropiane, duhet të merren vendime që do t’i çojnë brezat e tanishëm dhe të ardhshëm drejt anëtarësimit në BE, sepse qytetarët meritojnë punë më të mira dhe një standard më të lartë jetese në shtëpi. Diametralisht e kundërta është sjellja destruktive e OBRM-PDUKM-së në krye me Hristijan Mickoski. Sot si opozitë dhe për 11 vite më parë si qeveri, vetëm deklarativisht mbron anëtarësimin në BE dhe nga ana tjetër bën gjithçka për të bllokuar dhe penguar integrimin europian”.
“Mickoski u ofron qytetarëve atë që vuajtën për 11 vjet, përçarje në të gjitha bazat, një vend në kundërshtim me të gjithë fqinjët, në izolim ndërkombëtar dhe larg negociatave për anëtarësim në BE. Dallimi është i qartë dhe i dukshëm. Me LSDM-në si parti shtetformuese, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e plotë e NATO-s, filloi negociatat për anëtarësim në BE, ndërsa OBRM-PDUKM nuk mbështeti asnjë vendim të vetëm për realizimin e interesave strategjike të shtetit”, thonë nga LSDM./alsat
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]Read…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Como ka regjistruar një fitore tepër të madhe në udhëtim te Lens, në kuadër të xhiros së katërt të fazës…
Arsenali ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Slavia e Pragës.Pavarësisht që favorit i padiskutuehsëm, skuadra angleze fitoi…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…