Categories: maqedoni

Lidhja Shqiptare: Në dy vite qeverisje, VLEN zbatoi platformën “Maqedonia përsëri e jotja” dhe dëmtoi shqiptarët

Me rastin e dyvjetorit të qeverisjes së koalicionit OBRM-PDUMM-ZNAM-VLEN, Lidhja Shqiptare e drejtuar nga Ziadin Sela ka dalë me një reagim, ku vlerëson se në këtë periudhë janë përmbushur dy synime kryesore: zbatimi i platformës së OBRM-PDUMM-së “Maqedonia përsëri e jotja” dhe minimi i Marrëveshjes së Ohrit në katër shtyllat e saj themelore.

Të lidhura

None found

Sipas këtij reagimi, VMRO-DPMNE ka realizuar pothuajse të gjitha zotimet e dhëna para zgjedhjeve, ndërsa partnerët shqiptarë në ekzekutiv, sipas partisë, kanë shërbyer si përkrahës të këtyre politikave.

“Për këto dy vite të qeverisjes OBRM-PDUMM – ZNAM-VLEN u arritën dy objektiva kryesore: implementimi në përpikmëri i platformës së VMRO-së ‘Maqedonia përsëri e jotja’ dhe rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit në secilën nga katër shtyllat kryesore. OBRM-PDUMM arriti të realizojë të gjitha premtimet parazgjedhore dhe pikat e platformës së saj, duke filluar nga shkelja e legjitimitetit të shqiptarëve si hap i parë që i hapi rrugën çdo veprimi tjetër në të ardhmen”, thuhet në reagim.

Lidhja Shqiptare rikthen në vëmendje edhe premtimet e kryeministrit Hristijan Mickoski për heqjen e mekanizmave të Marrëveshjes së Ohrit, duke pretenduar se ato tashmë janë vënë në jetë përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe nismave ligjore të Qeverisë.

“Kujtoni kur OBRM-PDUMM dhe kryeministri Hristian Mickoski u zotuan se do të largojnë Balansuesin dhe Badenterin. Përmes Gjykatës Kushtetuese shfuqizoi Balansuesin dhe po përmes së njëjtës gjykatë shfuqizon çdo ligj e vendim që është sjellë me Parimin e Badenterit. Kujtoni kur tha se do ta rikthejë shtetin dhe institucionet në duart e maqedonasve. Fillimisht këtë e bënë përmes largimit të mijëra shqiptarëve nga puna dhe nga pozicionet udhëheqëse, ndërsa tani tentojnë ta bëjnë përmes propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ku përfaqësimi etnik eliminohet me ‘meritokraci’, ndërsa parimi i Badenterit me ‘Badenter të vogël’”, theksohet në reagim.

Në reagim thuhet gjithashtu se gjatë këtyre dy viteve janë ndërmarrë veprime edhe ndaj përdorimit të gjuhës shqipe, si dhe ndaj procesit të decentralizimit.

“Ju sulën edhe Gjuhës Shqipe. Nuk arritën ta shfuqizojnë përmes Gjykatës Kushtetuese falë rezistencës dhe protestës së opozitës, por e ndaluan në praktikë përdorimin zyrtar duke i detyruar edhe funksionarët shqiptarë të shkruajnë dokumentet vetëm në një gjuhë. Më tragjikja, i detyruan që edhe deklarativisht të distancohen dhe të mohojnë Gjuhën Shqipe. Me vendim Qeverie, gjatë këtij dyvjeçari u fshi diaspora shqiptare dhe për pasojë u ul numri i këshilltarëve shqiptarë, u zvogëluan mjetet për komunat nga buxheti i shtetit dhe nga kredia hungareze, duke goditur shtyllën e decentralizimit në përgjithësi dhe atij fiskal në veçanti. Në këtë temë u bë edhe rikthimi i emrave jugosllavë dhe komunistë, duke shfuqizuar vendimin e Këshillit Komunal të Tetovës për emrat shqip të shesheve dhe rrugëve”, thuhet më tej në reagim.

Partia e Ziadin Selës vlerëson se me heqjen e Qeverisë teknike është prekur edhe legjitimiteti politik i shqiptarëve në procesin e krijimit të pushtetit.

“U hoq Qeveria teknike, e cila nuk do të jetë më pas zgjedhjeve të ardhshme. Edhe pse depolitizimi dhe parandalimi i ndërhyrjes së shtetit në zgjedhje nuk ndodhi, situata është bërë edhe më keq. Tashmë, pavarësisht se çfarë thotë qytetari shqiptar me votë, qeveria e fundit u formua me vullnetin e kryeministrit dhe jo me vullnetin e shqiptarëve”, thekson reagimi.

Në përmbyllje, Lidhja Shqiptare drejton akuza të drejtpërdrejta ndaj VLEN-it, për të cilin thotë se gjatë dy viteve në qeveri ka vepruar në dëm të interesave të shqiptarëve.

“Ndërkohë ‘përfaqësuesit’ shqiptarë pa legjitimitet në këtë Qeveri, VLEN, gjatë dy viteve kanë pasur vetëm një rol, atë të vasalit, relativizuesit dhe avokatit të atyre që kanë shkelur dhe degraduar shqiptarët. Për disa kolltuqe e privilegje, VLEN ua shiti fëmijëve tanë të drejtën e punësimit, gjuhën amtare dhe çdo të drejtë tjetër që u takon në tokën e të parëve, duke i bërë të ndjehen si të huaj”, përfundon reagimi i Lidhjes Shqiptare me rastin e dyvjetorit të qeverisjes së koalicionit OBRM-PDUMM -ZNAM-VLEN.

të fundit

Flamurtari promovon 4 talente nga akademia, vlonjatët i qartësojnë objektivat për ngjitjen në Superiore

FlamurtariDita e sotme ka qenë tepër impenjative për Flamurtarin, pasi së fundmi skuadra vlonjate ka njoftuar edhe zyrtarizimin e katër…

1 minute ago

PSG monitoron Pau Cubarsin, por Barcelona e konsideron të paprekshëm

Pau Cubarsi po zhvillon një nivel të jashtëzakonshëm në Kupën e Botës 2026, duke u shndërruar në një nga emrat…

3 minutes ago

Zbulohet arsyeja pse Ronaldo nuk pranon të dalë nga fusha dhe trajneri e mbështet!

Debati nëse Cristiano Ronaldo, duhet të luajë çdo minutë apo të kursehet për ndeshjet e ardhshme, duket se ka marrë…

7 minutes ago

Pas përmbylljes së “Vidovdanit” në Gazimestan, policia ndalon disa serbë për këngë nacionaliste

Ka përfunduar pa ndonjë incident tubimi i një numri qytetarësh serbë në Gazimestan, të mbledhur për shënimin e të ashtuquajturës…

11 minutes ago

Ushtarët e KFOR-it garojnë në disa disiplina në sfidën e zhvilluar në Novosellë

E diela ka qenë aktive për një numër të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë.11 ekipe nga 9 vende të ndryshme…

12 minutes ago

Mexhiti: After 24 months, change is no longer a slogan, but has become a reality

Në 2-vjetorin e qeverisjes së VLEN-it, bashkëkryetari Izet Mexhiti tha se vendi po kalon një fazë të re politike, ku…

16 minutes ago