Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Lazim Destani sot në Dubai ka takuar ambasadorët shqiptarë të akredituar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Destani nëpërmjet Facebook ka bërë të ditur se në zyrat e kompanisë në Dubai ka pritur për vizitë Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut Abdylkadër Memedi, Ambasadorin e Shqipërisë Ridi Kurtezi dhe Ambasadorin e Kosovës Xhabir Hamiti. Destani thekson se gjatë takimit kanë diskutuar edhe për tema me karakter ekonomik.
“Sot, në zyrat e kompanisë sonë në Dubai, pata nderin e kënaqësinë t’i pres për një vizitë miqësore Ambasadorët tanë të akredituar në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdylkadër Memedi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Ridi Kurtezi dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës Xhabir Hamiti.
None found
Krahas bisedave miqësore, gjatë këtij takimi zhvilluam diskutime edhe mbi tema me karakter ekonomik, pasi të shumta janë mundësitë për investime kapitale nga EBA në trojet tona, në Shqipëri, Kosovë e në Maqedoninë e Veriut.
Për vizitën e tyre kushtuar kompanisë sonë falënderoj Ambasadorët e nderuar, ndërsa i uroj për suksese gjithnjë në rritje në misionin e tyre diplomatik”, ka shkruar Lazim Destani në rrjetin social Facebook.
Në një kohë kur zhvillimi i samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë është shoqëruar me pasiguri, Shqipëria kërkon një…
Një zhvillim i papritur ka shënuar procesin gjyqësor për vdekjen e Ramona Rinaldit, 39 vjeçe, në Como të Italisë. Partneri…
Mbi 200 fluturime janë anuluar, ndërsa shkollat, qindra supermarkete dhe biznese kanë pezulluar aktivitetin në Portugali, pasi stuhia Charles ka…
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj është takuar sot me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa.…
Zgjidhja gjysmake maqedonisht dhe shqip për provimin e jurisprudencës, nuk është e pranueshme për studentët që tashmë e disa muaj…
Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Vllaznisë ka bërë të ditur se më datën 14 nëntor do të luajnë…