LSDM ka ngritur alarmin për, siç thotë partia, një gjendje tejet të rëndë që paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin dhe sigurinë si të pacientëve, ashtu edhe të personelit mjekësor.
None found
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, deklaroi se pas stuhisë në Shkup, Klinika e Onkologjisë është përmbytur, ndërsa pajisjet e radioterapisë kanë dalë jashtë funksionit.
Sipas saj, ujë ka depërtuar edhe në hapësirat ku zhvillohet terapia me jod radioaktiv.
“Nuk bëhet fjalë për ujë të zakonshëm shiu, por për një kanalizim të shpërthyer! Kjo nënkupton se grupi më i ndjeshëm i pacientëve po përballet me një rrezik të dyfishtë, të tmerrshëm. Rrezikun nga rrezatimi, për shkak të depërtimit të ujit në dhomën ku po zhvillohet terapia me jod radioaktiv. Si edhe rrezikun biologjik nga përhapja e ujit septik, fekal në të gjithë klinikën. Të dhënat që kemi tregojnë se bunkeri i vetëm i izoluar me mure plumbi është përmbytur tërësisht dhe në Klinikë nuk ekziston asnjë hapësirë tjetër alternative e tillë”, tha ajo.
Duke theksuar se jodi radioaktiv ka një gjysmë-jetë prej rreth 8 ditësh, partia opozitare kërkon përgjigje të menjëhershme nga menaxhmenti i Klinikës së Onkologjisë dhe nga Drejtoria e Mbrojtjes nga Rrezatimi.
“A është reaguar me kohë ndaj kësaj situate krize apo është lejuar që kaosi të vërë në rrezik jetë njerëzish? Ku ndodhen fizikisht në këtë moment pacientët që tashmë kanë marrë terapi me jod?
Nëse bunkeri i vetëm i sigurt është përmbytur, a ndodhen këta pacientë mes njerëzve të tjerë?
A ka ndotje me jod radioaktiv jashtë zonave të përcaktuara?
A është realizuar dekontaminim urgjent dhe i plotë në ambientet ku kanë qëndruar këta pacientë pas përmbytjes?
Dhe në fund, a është vënë në rrezik siguria e gjithë stafit dhe e qindra pacientëve që aktualisht kalojnë nëpër korridoret e Klinikës?
Kush do të mbajë përgjegjësi për ndotjen e mundshme biologjike të shkaktuar nga derdhja e ujërave fekale në një institucion spitalor ku trajtohen pacientë me imunitet të kompromentuar”, pyeti Kuzeska.
Ajo theksoi se shëndeti i pacientëve dhe siguria e punonjësve shëndetësorë nuk guxojnë të mbeten në mëshirë të infrastrukturës së amortizuar dhe paaftësisë.
LSDM kërkon përgjigje urgjente dhe transparente, si edhe marrje të menjëhershme të përgjegjësisë për këtë katastrofë.
Kaluan dy vite nga menaxhimi me financat spublike, dy vite në kushte të vështira ekonomike, paqartësi globale dhe sfida të…
LSDM po jep alarmin, siç theksojnë ata, për një situatë jashtëzakonisht serioze që përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin…
Kaluan dy vite nga menaxhimi me financat spublike, dy vite në kushte të vështira ekonomike, paqartësi globale dhe sfida të…
Pas shpërndarjes me gaz lotsjellës, policia shoqëron disa protestues të tjerë! Tensione të forta ka pasur përpara Kuvendit. Një qytetar…
Situata para Parlamentit është tensionuar sërish, ndërsa policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Ndërhyrja erdhi pasi një…
Ndikimi i Jude Bellingham u shtri përtej fushës pas fitores dramatike 2-1 të Anglisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në…