Në seancën e 122-të, Kuvendi miratoi plotësimet dhe ndryshimet në Ligjin e Prokurimeve Publike. Sipas Ministrisë së Financave, reforma synon modernizimin e sistemit, nxitjen e transparencës dhe konkurrencës, si dhe përdorimin më efikas e të përgjegjshëm të mjeteve publike.
Ndërhyrjet ligjore mbështeten në përvojën e fituar gjatë zbatimit të ligjit, nevojën për përshtatje me realitetin ekonomik të sotëm dhe përparësitë reformuese të Agjendës së Reformës dhe Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, bëjnë të ditur nga MF.
None found
Një prej ndryshimeve kryesore lidhet me zhvillimin e Tregut elektronik për furnizime me vlerë të ulët, për të shtuar përdorimin e tij dhe për të nxitur konkurrencë më të gjerë mes operatorëve ekonomikë. Po ashtu, bëhet i detyrueshëm kriteri “raporti më i mirë ndërmjet çmimit dhe cilësisë”. Në vlerësimin e ofertës më të favorshme, krahas çmimit do të merren parasysh edhe cilësia dhe arsyetimi afatgjatë.
Ligji zgjeron kompetencat e Byrosë së Furnizimeve Publike për përdorimin e mjeteve dhe zgjidhjeve moderne digjitale, përfshirë ato që mbështeten te inteligjenca artificiale. Synimi është të përmirësohet monitorimi i procedurave, të evidentohen në kohë rreziqet dhe të parandalohen abuzimet e mundshme. Gjithashtu, krijohet baza ligjore për shërbimin e faqes së internetit dhe shkëmbimin automatik të të dhënave me institucione e subjekte të tjera përkatëse, njofton MF.
Për të rritur transparencën, do të publikohet njoftimi për transparencë paraprake vullnetare në rastet e përcaktuara me ligj, kur zhvillohen procedura negociimi pa shpallje. Kjo u jep publikut dhe operatorëve ekonomikë mundësi më të gjerë informimi, ndërsa thjeshton edhe disa hapa administrativë.
Ndryshimet parashikojnë gjithashtu zhvillimin e vazhdueshëm profesional të zyrtarëve të prokurimit publik. Ky mekanizëm zë vendin e ricertifikimit periodik përmes rimarrjes së provimit.
Janë përshtatur edhe pragjet e vlerave për zbatimin e ligjit, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike dhe rritjen e shpenzimeve. Po ashtu, janë rishikuar tarifat për procedurat e ankesave, me synimin për të garantuar mbrojtje ligjore të qasshme dhe efikase.
Ministria e Financave vlerëson se ndryshimet e miratuara janë pjesë e një procesi më të gjerë reformash për modernizimin e prokurimeve publike dhe përafrimin e tyre me standardet evropiane. Synimi kryesor, sipas MF-së, është forcimi i transparencës dhe konkurrencës, si dhe administrimi më efikas i mjeteve publike në dobi të institucioneve dhe qytetarëve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend, duke theksuar se raportet e Bashkimit…
Uzina e Ferrokromit në Papër, Elbasan, në pronësi të kompanisë "Albchrome sh.p.k.", është kthyer në një bombë mjedisore me rrezik…
Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, po rikuperohet gradualisht në spital, pas rrëzimit shqetësues gjatë një seance stërvitore të ekipit…
Një 63-vjeçar ka humbur jetën, pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Aksidenti ndodhi…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend, duke theksuar se raportet e Bashkimit…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës…