Nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut thonë se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në asnjë çast nuk e ka shkelur Rregulloren gjatë vazhdimit të djeshëm të seancës 71.
Nga kabineti i Xhaferit thonë se Rregullorja lejon mbylljen e dyerve, gjegjësisht e njëjta është bërë për të konstatuar numrin e deputetëve të pranishëm në seancë.
“Sipas kësaj, gjatë ditës së djeshme dyert e sallës ishin të mbyllura që të munden shërbimet e Kuvendit të konstatojnë numrin e deputetëve të pranishëm, respektivisht nëse ka kuorum për të kaluar në votim. Duke e pasur parasysh se në sallën me kupola, ku mbaheshin në këtë periudhë seancat plenare, nuk ka pajisje përkatëse, u vendos praktikë që koordinatori të përpilojë listën e deputetëve të pranishëm të paraqitur për fjalë. Nga ky aspekt, Rregullorja lejon mundësi për mbylljen e dyerve të sallës, me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, ose të një deputeti, të mbështetur nga më së paku dhjetë deputetë. Më saktë, neni 97 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, parashikon se gjatë votimit nominal të deputetëve dyert e sallës në të cilën mbahet seanca e Kuvendit mbyllen dhe nuk lejohet hyrja dhe dalja e deputetëve derisa zgjat votimi nominal. Votimi mund të bëhet edhe me prononcimin nominal të deputetëve”, thuhet mes tjerash në reagimin e Kuvendit./tv21
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…