maqedoni

Kush po “ia pret krahët” Shqipes? Dauti thirrje VLEN: Boll u nënshtruat, po minoni procese që të tjerët kanë sakrifikuar jetën

Kush po “ia pret krahët” shqipes në Shkup? Është kjo pyetja që ngrihet së fundmi në arenën shqiptarfolëse pas shpërthimit të debatit për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

Ilire Dauti,  Sekretare e përgjithshme e Aleancës për Shqiptarët dhe deputete e këtij subjekti politik në Kuvendin e Shkupit në një intervistë për “Ora News” i bëri thirrje përfaqësuesve të formacionit politik VLEN që të heqin dorë nga politika e nënshtrimit dhe të mos cënojnë procese për të cilat paraardhësit e tyre edhe kanë sakrifikuar jetën.

Të lidhura

None found

“Unë besoj se tema të tilla bëhen për të mbuluar dështimet, apo për të fshehur problemin e vërtetë që është largimi i vendit nga BE-ja dhe në fakt duhet të jetë një çështje që duhet të dominojë dhe që të gjithë para kësaj mazhorance e kishin kryefjalën integrimin e vendit.

Madje as temën e përdorur gjerësisht në fushatë të ndryshimeve kushtetuese as nuk guxojnë ta përmendin. Pasi siç e dimë të gjithë që pas kalimit në Kuvend të plani francez tashmë është radha e ndryshimeve kushtetuese që më pas të kemi vendimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Aleanca për Shqiptarët ka qenë dhe ështe e qartë në raport me ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe iu bëjmë thirrje të gjithë eksponentëve politikë, veçanërisht atyre të VLEN, përfshi këtu edhe të deklaratave të z. Mexhiti që në vend të fokusohen për të folur për një dobësi kushtetuese, atëherë duhet të flasin për shkeljet kushtetuese që i bëri vendit Ivanov që nuk nënshkruante ligjin për gjuhët, në këtë rast z. Mexhiti duhet të thotë se avokatin e kujt po bën.

Ndaj kjo temë nuk duhet të drejtohet asesi në këtë aspekt, dhe nuk duhet lejuar as që të mos bëhet debat fare për çështjen e gjuhës shqipe.

Në këtë rast nuk është shqetësuese vetë sjellja e VMRO-së dhe kryeministrit Mickoski, por është shumë shqetësuese edhe sjellja e z. Mexhiti por edhe të të tjerëve të VLEN-it, të cilët kanë bërë një marrëveshje parazgjedhore për të qeverisur vendin para se të bëheshin zgjedhjet.

Dhe kemi parë që për interes të pushtetit shumë përfaqësues janë nënshtruar më pas, por përfaqësuesit e VLEN-it kanë hyrë që në fillim të nënshtruar dhe nuk kanë çfarë të nënshtrohen më shumë.

Ndaj ne iu bëjmë thirrje të kenë kujdes që me deklaratat e tyre të nxituara mund të dëmtojnë procese që në të kaluarën njerëzit edhe kanë sakrifikuar”, u shpreh deputetja Dauti.

të fundit

Maqedonci: Në 2029, Ushtria e Kosovës synon të jetë plotësisht e përgatitur për mbrojtjen e territorit

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se deri në vitin 2029 Ushtria e Kosovës pritet të jetë…

7 minutes ago

“The Albanian Files”/ BIRN: Si u ndërtua rrjeti i “rilindjes arkitekturore” të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit…

10 minutes ago

Organizonin p*rdhunimet e grave/ Europol zbulon rrjetin kriminal që vepronte online, 57 të arrestuar në Evropë

Agjencitë ligjzbatuese nga shtatë vende, të udhëhequra nga autoritetet gjermane dhe britanike dhe me mbështetjen e Europolit, kanë arrestuar 57…

11 minutes ago

DUI in Tetovo announces protest on July 11 after decision on street names

BDI – Dega Tetovë njoftoi se më 11 korrik do të organizojë protestë qytetare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për…

17 minutes ago

Ilire Dauti explains the circumstances that led to the breakup of the coalition between Ali Ahmeti and Ziadin Sela

Deputetja e Lidhjes Shqiptare (LSH), Ilire Dauti ka dhënë detaje se si është prishur koalicioni i partisë së tyre Aleanca…

18 minutes ago

Rama Mocks Protesters With Agolli, Klevin Muka Responds With the Poem “One Madman Drives a Country Mad”

Vijojnë tashmë prej 37 ditësh protestat masive të cilat kërkojnë largimin e qeverisë ndërsa kusht thelbësor, të menjëhershëm dhe të…

19 minutes ago