maqedoni

Kupa Botërore e Diturisë – WSC në ShMP “Jahja Kemal“

ShMP “Jahja Kemal” do të organizojë Kupën Botërore e Diturisë për të katërtën herë. Këtë vit në ShMP “Jahja Kemal” ndeshja do të filloj më 12 maj dhe do të përfundoj më 14 maj.

Kupa Botërore e Diturisë (Word Scholar’s Cup) është një program akademik i ekipit ndërkombëtar për nxënësit nga mbi 66 vende.

Të lidhura

None found

Qëllimi i këtij konkursi është tërheqja e nxënësve të interesuar për të mësuar jashtë kurrikulës tipike dhe aftësimit të nxënësve nga kultura të ndryshme për të diskutuar çështje dhe ide në lidhje me temat aktuale.

WSC është një konkurs që mbahet në një atmosferë argëtuese dhe frymëzuese dhe është një mundësi e shkëlqyer për nxënësit për të zhvilluar aftësitë e tyre të të menduarit kritik në lidhje me temën e këtij viti – Një Botë e Rinovuar (A World Renewed).

Ekipet e përbërë nga tre nxënës nga e njëjta shkollë ose nga shkolla të ndryshme do të mund të aplikojnë në këtë konkurs.

Ekipet do të garojnë në katër sfida kryesore: a) Sfida në Dituri, b) Shkrimi në Ekip, c) Debati Ekipor dhe d) Kuizi i Diturisë.

Përveç katër ngjarjeve kryesore, zhvillohen aktivitete shoqërore dhe akademike jokonkurruese në mënyrë që të arrihet një atmosferë miqësore mes pjesëmarrësve. Ekipet mund të kualifikohen në raundin vjetor global nëse tejkalojnë pragun e pikëve të raundit rajonal. Turneu i Kampionëve 2022 është planifikuar për 11-16 nëntor 2022. në Universitetin e Jeilit.

Ekipet garojnë në divizionet junior dhe senior, në varësi të moshës të nxënësve. Pjesëmarrësit që janë mbi 13 vjeç konsiderohen si seniorë. Në raundin rajonal në Shkup, juniorët do të garojnë më 12 maj dhe seniorët më 13 maj. Finalja e madhe për të dy divizionet do të zhvillohet më 14 maj.

Për tu informuar më shumë klikoni në faqen e internetit: https://www.scholarscup.org/

të fundit

Currency exchange rates on November 9, 2026: How much the dollar and euro are bought and sold for, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…

7 minutes ago

Student demonstrations, one of Edi Rama’s toughest challenges / Italian media: Young people protest against government corruption

Protestat në Tiranë, vazhdojnë të marrin vëmendjen e mediave të huaja. Kështu media e njohur italiane Sky tg24, shkruan se…

8 minutes ago

Albania has 53% of the EU average number of doctors relative to its population

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke…

8 minutes ago

Weather forecast for November 9, 2026: clouds and rain

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe…

8 minutes ago

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…

9 minutes ago

Demonstratat studentore, një nga sfidat më të vështira për Edi Ramën/ Media italiane: Të rinjtë protestojnë kundër korrupsionit qeveritar

Protestat në Tiranë, vazhdojnë të marrin vëmendjen e mediave të huaja. Kështu media e njohur italiane Sky tg24, shkruan se…

14 minutes ago